Politike

‘Të gjithë të shkojnë të votojnë’/ Meta: Detyra ime është 25 Prilli! Favorizoj rrëzimin e çdo tiranie

I pyetur nëse po kërkon rrëzimin e qeverisë me këto që thotë, Meta deklaroi: “Unë favorizoj rrëzimin e çdo tiranie”
Featured image of article: ‘Të gjithë të shkojnë të votojnë’/ Meta: Detyra ime është 25 Prilli! Favorizoj rrëzimin e çdo tiranie Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta u shpreh se detyra e tij kryesore sot janë zgjedhjet e 25 Prillit. I ftuar në “Çim Peka LIVE”, Meta tha se do jenë referendum për të ardhmen evropiane të vendit, për shkak se kjo qeveri e ka bllokuar integrimin.

“Problemi sot i Shqipërisë është 25 prilli dhe presidenti këtë e ka sot detyrën kryesore. 25 prilli vendos nëse Shqipëria do ecë drejt Europës apo do të bjerë në një greminë pa fund. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ka asnjë shans apo mundësi për negociata. Të tjera janë muhabete kot. Kjo qeveri ka bërë çdo gjë për të bllokuar të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Kushtet ishin të qarta. Ky është referendum. Ose fillohet instalimi i një regjimi despotik, ose do kemi një pjesëmarrje masive të popullit ku do kërkohet ajo që e kemi kërkuar edhe 30 vite më parë. Çdo shqiptar kudo që është të ngrihet dhe të kuptojë se fuqia e tij është vota e tij. Se vota e tij nuk blihet. Të gjithë të shkojnë të votojnë. Kjo është një gjë që nuk mund të pranohet për popullin tonë. Të shkojnë të votojnë për Shqipërinë në Europë,”-tha Meta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

I pyetur nëse po kërkon rrëzimin e qeverisë me këto që thotë, Meta deklaroi: “Unë favorizoj rrëzimin e çdo tiranie”. Sipas tij, Rama po vendos një tirani që u intereson armiqve të shqiptarëve.

Marrë nga Syri

Etiketa:

Shto Koment