LIVE UPDATES
Ekonomi

Të gjithë të çmendur pas turqve…të telenovelave. Si ndryshuan preferencat e shqiptarëve të rritur me “Palomën

7 Shtator 2020, 14:21 Nga DOSJA
Të gjithë të çmendur pas turqve…të

Në fillim ishte “The Bold and the Beautiful”, soap opera amerikane që mësuam ta donim edhe për shkak të zërave të dubluar në gjuhën italiane, në rrjetin “Mediaset”.E megjithëse historitë e ndërlikuara e të tjerra në fije intrigash dhe lidhjesh sentimentale brenda familjes së dinastisë fiktive të modës, Forrester, e mbajtën interesin e adhuruesve të telenovelave për dekada me radhë ( aq sa nisën të ndaheshin nga jeta aktorët që interpretonin në të ), vëmendjen kish nisur ta rrëmbente një simotër italiane, ku gërshetohej moda, intrigat dhe lidhjet jo fort të qëndrueshme sentimentale.

“100 Vitrinat” dhe aventurat e Ettore Ferrit dhe kompani do të kalonin në plan të dytë para historive “caliente” që premtonin lot e dhembje në çdo episod. “Kur ti të jesh e imja” e njohur ndryshe si Paloma rrëmbeu zemrat me të madh e të vogël, aq sa nisëm të interesoheshim edhe për proceset e bërjes së kafesë, ndërsa sfondi i dashurisë së Diegos dhe Palomës niste në plantacione kafeje.

Telenovela “Ezel”
Por pa vitesh suksesi të telenovelave nga Amerika Latine, aq të pranishme në shtëpitë tona sa nisëm jo vetëm të kuptonim spanjisht, por disa syresh të bëheshim edhe të rrjedhshëm në të folur, ai që nguli para ekraneve të televizorëve të gjithë shqiptarët, pa dallim gjinie (lexo: më shumë burrat) ishte seriali dramatik turk “Ezel”. Por “Konti i Monte Kristos” nga Stambolli vinte pas një tjetër thyesi rekordesh shikueshmërie siç ishte “Sulejmani i Madhërishëm”, historitë e haremit të sulltanit më të madh e më jetëgjatë në pushtet në historinë e Perandorisë Osmane, si pjesë e ciklit “Shekulli i Madhërishëm”.

Seriali historik “Sulejmani i Madhërishëm”
Paskësaj do të shihnim një vërshim të telenovelave turke, që do të pushtonin thuajse çdo ekran televiziv shqiptar, por edhe në vendet e rajonit, aq sa kjo sipërmarrje që thuhej se kishte marrë edhe bekimin e qeverisë turke dhe të vetë presidentit Erdogan shihej si një rrekje e “sulltanit modern”, për të rikthyer Perandorinë deri në skajet e saj më perëndimore, që ndaleshin në Shqipërinë së cilës iu ndez drita e përpjekjeve për mëvetësi shumë më vonë sesa fqinjëve të saj, ndërsa Greqia kishte luftuar një shekull më herët.

Befas prodhimet e telenovelave latine dhe serialeve italiane u reduktuan e në disa vende madje edhe ndalën. Tashmë ishte koha e mbretërimit të prodhimeve turke. Epoka e telenovelave nuk kishte përfunduar, por harta e zgjerimit të territorit ishte kthyer përmbys. Nuk ishin më latinët që mbërrinin me gjuhën, kulturën, traditën, ritet religjioze, besëtytnitë dhe dashuritë e zjarrta që preknin skajet lindorë të globit.

Perandoria moderne e serialeve turke, e kapërceu atë barrierë fundore, të cilën dikur e ruajti me trimëri, art luftarak dhe inteligjencë politike e diplomatike heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i konsideruar nga Perëndimi si “Atlet dhe mbrojtës i Krishterimit”, duke e përmbajtur ekspansionin turk jashtë brigjeve të Adriatikut. Dhe nuk hasi në asnjë lloj rezistence.

Seriali turk i transmetuar në Mediaset “Come Sorrelle”
“Come sorrelle”, ishte një nga serialet që transmetoi së fundi “Canale 5” dhe nëse nuk ishe e vëmendshme të dëgjoje ndonjë emër tipik mysliman si Bajram apo Kenan, nuk do të kuptoje se bëhej fjalë për një prodhim televiziv xhiruar në Izmir të Turqisë, me një kastë të gjithën turke.

Por italianët kanë kohë që çmenden pas telenovelave turke. Në emisionin e famshëm të Maria De Filipit “C’e posta per te”, vajzat dhe gratë e pritën me brohoritma aktorin turk CanYaman, që ndër të tjera ka prejardhje shqiptare me gjyshërit nga Prishtina dhe Shkupi.

Aktori Can Yaman
Me flokët e gjatë të mbledhur topuz, me buzëqeshjen sensuale pas mjekrës së dendur dhe fizikut muskulor, Yaman me serialin “Bittersweet: ingredienti d’amore” i njohur në turqisht si “Dolunay” dukej se po zëvendësonte sex simbol-ët italianë si Raoul Bova apo Gabriel Garko, Lorenzo Crespi e Riçardo Scamarcio. Me ngjashmërinë e karaktereve edhe me filmin e famshëm “50 hijet e Gray-t”, Yaman portretizonte një lloj Christian Gray, të pasur e arrogant dhe me një shkuar herë-herë hermetike, të cilën mundi ta depërtonte vetëm dashuria e kuzhinieres personale, Anastasia turke, interpretuar nga aktorja Ozge Gurel.

Aktori turk Can Yaman dhe Maria de Filippi, në C’e Posta per te.
Fanset italiane jo vetëm që e pritën në mënyrë madhështore në aeroport aktorin turk, por ishin tejet të emocionuara për nisjen e serialit të ri, me protagonist Yaman, i njohur si “Erkençi Kus”, përkthyer në gjuhën italiane si “DayDreamer: Le Ali del Sogno”, ku Yaman është një fotograf i famshëm ndërkombëtarisht, i cili dashurohet me një vajzë të thjeshtë, e cila nuk ka dalë kurrë nga Stambolli përveçse përmes imagjinatës së saj dhe aspiratave për t’u bërë shkrimtare.Me qindra faqe në Instagram dhe një grup në rrjetin “Telegram”, ku postohen episodet për ata që nuk kanë mundur ta ndjekin në transmetimin e Canale 5.

Can Yaman dhe Demet Ozdemir në “Erkençi Kus”
Por admirueset italiane të telenovelave turke e veçanërisht të bukuroshit Can Yaman nuk kanë të ndalur. Ndërsa rrjeti turk “Fox”, ka nisur xhirimet e njëheri transmetimet në Turqi të serialit më të ri “Bay Yanlis”, me protagonist Can Yaman, në YouTube çdo episod vjen i përkthyer me titra në gjuhën italiane si “Il Signor Sbagliato”, në gjuhën angleze si “Mr.Wrong” dhe në gjuhën spanjolle si “El segnor equivocado”.Një bazë e mirë e admiruesve të Yaman, janë në Perëndim, e veçanërisht në Itali e Spanjë, ku e ftojnë shpesh në evente dhe programe televizive. Së fundi do të shfaqej në programin e Barbara D’Urso-s.

Can Yaman dhe Ozge Gurel, në Dolunay
Aq pabesueshëm pritet ai nga fanset e çmendura europiane sa në Turqi kanë nisur kritikat dhe zërat kundër, duke e akuzuar aktorin se i ka paguar turmën e grave dhe vajzave që e presin me britma në aeroporte.Por po aq i dashur për europianët është edhe aktori Kivanç Tatlitug, me origjinë shqiptare, i njohur ndryshe edhe si Brad Pitt-i i Turqisë. Serialet ku interpreton ai janë kthyer hite në botën latine.

Një nga telenovelat turke që ka mbërthyer zemrat e Amerikës Latine dhe i ka bërë të ngashërejnë në çdo episod është edhe “Lule të Vetmuara”, e cila transmetohet aktualisht në kanalet shqiptare, me titullin origjinal “Kirgin Çiçekler”.

Aktoret e serialit dramatik, me tre sezone dëgjohen të flasin të dubluara në gjuhën spanjolle, me titullin “Huèrfanas”. Por nuk janë vetëm këto serialet që e kanë përhapur ndikimin e produksioneve televizive dhe kulturën turke në Perëndim.

“Përse telenovelat turke janë më të përzgjedhura nga spektatorët”, pyet gazeta argjentinase “Los Andes” , e cila shkruan se prodhimet e Lindjes së Mesme kanë kapërcyer përmbajtjet lokale duke gjeneruar majën e klasifikimeve në televizion.

Tuba Buyukustun dhe Kivanc Tatlitug në “Cesur ve Gusel”
Surprizat nuk ndalen. “Para pandemisë, ne ishim të ngopur me telenovelat turke që zgjatnin me muaj dhe muaj, njëra pas tjetrës duke monopolizuar kanalet kombëtare. Sot, platformat e transmetimit i shtojnë ato dhe shikuesit ulen për të shijuar këto histori me seriozitet. Në cilën pikë u bënë kaq të popullarizuar?’, shkruan Los Andes, ndërsa e gjejnë shpjegimin tek ndryshimi mes prodhimeve vendase, si një grep për kureshtjen.

“Një mijë e një net”, seriali ku interpreton aktori Halit Ergenç – edhe ai me origjinë të largët shqiptare , i njohur për rolin e Sulltan Sulejmanit -, dhe bashkëshortja e tij Berguzar Korel, ka qenë një nga serialet e parë që ka mbërthyer vëmendjen e Amerikës Latine, e cila vetë ka qenë e njohur për prodhimin e telenovelave. Më pas do të ishte historia e Sulltanit Sulejman e po ashtu një histori përdhunimi në serialin “Sulltani dhe Cili është faji i Fatmagul?”, transmetuar edhe në Shqipëri.

Seriali “Bay Yanlis”, Can Yaman dhe Ozge Gurel
“Në atë kohë, kurrë nuk e kishim imagjinuar që disa muaj më vonë, prodhimet turke do të monopolizonin tregun dhe do të fitonin terren në të gjithë Amerikën Latine”, thuhet më tej në artikullin e LosAndes. Sot klasifikimin e serialeve më të shikuara në televizionet argjentinase i mbajnë telenovelat turke.

Çfarë i bën ata kaq të lakmuar?

“E vërteta është se duhet ta pranojmë, telenovelat turke lëvizin me një gjeni të rrallë në mjedisin tonë. Këtu konflikti gjithnjë rrotullohet rreth një dashurie të papërgjigjur, të ndaluar, një marrëdhënie konfliktuale, me pak fjalë, bazohen në dashuri. Regjisorët dhe producentët turq shohin shumë më larg”, pranojnë argjentinasit.

Një nga arsyet që i vendosi telenovelat e këtij stili në podium ishte fakti që përdorën tema të ndryshme për bazën e konfliktit. Dashuria është një nga shumë temat e përdorura. Aventurat, drama, misteri, hakmarrja, tradhtia, fuqia, pafundësia e problemeve që trajtohen gjenerojnë një tërheqje të rëndësishme tek spektatorët.

Cilësia dhe natyrshmëria e xhirimeve duhet gjithashtu të merren parasysh. Është shumë e zakonshme që të filmohen jashtë, në hapësira të hapura, në shtëpi të vërteta dhe rrallë mbyllen në një studio. Kjo i jep një realitet vizualisht tërheqës.

“Kiurulus Osman”
Dy nga produksionet më të kushtueshme turke, në fakt vlerësohen serialet historikë si “Ertugrul” dhe “Kurulus Osman”, të xhiruara në natyrë, në destinacione thuajse të paprekura nga dora e njeriut për të rikrijuar ngjarjet historike të shekullit të 13, ndërsa fiset turke mblidheshin në Sogut, Konya, duke luftuar mongolët dhe Bizantin deri në themelimin e Perandorisë nga Osmani I.

“Një arsye tjetër është ndoshta se komplotet e saj janë universale. Është e lehtë për shikuesit në çdo cep të botës të identifikohen me konfliktet që ndodhin, duke lënë mënjanë dallimet ideologjike, kulturore ose fetare që bien ndesh me besimet e njerëzve të tjerë. Megjithëse një nga përbërësit kryesorë të tij është të përfaqësojë një kulturë krejtësisht të ndryshme nga e jona, është e lehtë të identifikohet me problemet”, analizon media argjentinase “Los Andes”.

Një tjetër ndryshim të rëndësishëm me telenovelat e prodhuara në Amerikën Latine janë përfundimet. Këtu të mirët gjithmonë fitojnë dhe çiftet triumfojnë. Telenovelat turke tërheqin një realitet ku nuk ka gjithmonë një fund të lumtur, njerëzit e mirë mund të mos fitojnë dhe historia mund të marrë një kthesë të papritur në minutën e fundit, duke i bërë shikuesit të duan të dinë se çfarë do të ndodhë.

“Mrekulli në Qelën 7”
Serialet dhe filmat turk kanë pushtuar gjithashtu Netflix-in, ku më i shikuari gjatë karantinës ishte “Mrekulli në qelën e 7”, një remake i një filmi korean, me protagonist aktorin e telenovelave Aras Bulut Iynemli – i njohur edhe në telenovelën “Çukur”. Filmi theu rekord në Netflix dhe u bë i njohur si “filmi turk që i bëri të gjithë të qajnë”.

Netflix ka investuar në përfshirjen e telenovelave turke në listën e tij të gjerë të prodhimeve, për shkak se suksesi që ata arritën në Evropë dhe Amerikë i shtyu ata të vinin bast për këtë material sepse e dinin se ishte një iniciativë e mirë.

Jo vetëm streaming në platformë, por Netflix po investon në prodhime të serialeve historike turke. Në prej tyre ishte historia e Mehmetit të Dytë, Pushtuesit të Konstandinopojës, ku interpreton aktorja Tuba Büyüküstün. Një tjetër prodhim turk mbi sulltan Mehmetin II është edhe seriali historik “Fatih”, me protagonist Kenan Imirzalioglu.

Një tjetër prodhim i Netflix është edhe seriali “Muhafiz”, i cili ka mbërritur në sezonin e katërt . Po ashtu seriale të tjerë turke në Netflix janë “Dhuntia”, “Avlu”, “Dashuri 101”.

Të jenë aktorët e pashëm, prodhimet e kushtueshme dhe xhirimet cilësore apo mënyra pak më e ashpër dhe jo aq e ëmbëlsuar e telenovelave latine, që i bën ato turke të njohin sukses të jashtëzakonshëm, nga botë arabe e deri në skajet e Perëndimit, në Ande? Por nëse në Europë dhe Amerikë Latine ato vijnë të dubluara, duke i bërë të tingëllojnë jo fort të huaja për shikuesit vendas, në Shqipëri turqishtja po kthehet një nga gjuhët që po mësohet pavetëdijshëm, duke ndjekur telenovelat dhe po ringjall disa nga fjalët reminishente të mbetura nga pushtimi osman, në gjuhën shqipe e duke i rikthyer në të folurën e përditshme. Brezat e rinj, që nuk e njohin ende historinë 500 vjeçare të pushtimit, mund t’ju duket argëtuese gjetja e ngjashmërive në të dyja gjuhët , ndërsa politika prej kohësh e ka pagëzuar Turqinë dhe presidentin Erdogan si “Abi” apo Vëllai i Madh. /S.B

10 telenovelat turke më të shitura në botë

Nga serialet me subjekte historike, tek adaptimet e letërsisë, hisotri mashtrimi, dhune, marteash ër interes, etj, telenovelat turke kanë mbërritur për të qëndruar gjatë dhe e dinë më së miri si të tërheqin publikun edhe përtej Mesdheut.

Sulejmani i Madhërishëm
Det Dashurie
Cili është faji i Fatmagul?
Sila
Njëmijë e një net
Gümüs
Ezel
Dashuria e Ferihasë
Dashuri dhe ndëshkim
Dashuri e Ndaluar

Marrë nga Gazeta Si

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale telenovelat turke telenovelat turke

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni