Aktualitet

Të gjithë prisnin hapjen e lokaleve, Ministria merr vendimin: Do jenë të mbyllura deri në fund të epidemisë

Baret, lokalet, restorante dhe fast-food do qëndrojnë mbyllur deri në fund të epidemisë.
Featured image of article: Të gjithë prisnin hapjen e lokaleve, Ministria merr vendimin: Do jenë të mbyllura deri në fund të epidemisë Foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim sot që të mos lejojë hapjen e bare, restorenteve dhe të gjitha struktrurave të tjera tregtare që oftojnë shërbime për klinetë.  Sipas këtij urdhri, fast-food, lokalet e restorantet do vijojnë të mbyllura deri në fund të epidemisë.

Urdhi për mbylljen e lokaleve

URDHRI: Për mbylljen e bareve, restoranteve dhe lokaleve, fast-food dhe kufizimin e shërbimeve që ofrohen nga strukturat akomoduese që ofrojnë shërbim për klientët deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Këto urdha firmosen në një kohë kur numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 259, ndërkohë që 15 persona kanë ndërruar jetë. 67 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 79 pacientë të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment