Sport

Të gjithë po presin Serinë A, këto janë 3 kushtet që duhen plotësuar për rinisjen

Flet kreu i Sindikatës së Futbollistëve Italianë, Tomasi
Featured image of article: Të gjithë po presin Serinë A, këto janë 3 kushtet që duhen plotësuar për rinisjen Cristiano Ronaldo

Kur do të rikthehet Serie A? Këtë askush nuk e di, por një ide na e ka dhënë kreu i Sindikatës së Futbollistëve Italianë, Damiano Tomasi.

Kushti i parë ka të bëjë me përfundimin e emergjencës së koronavirusit dhe të gjithë italianët të jenë të shëruar. Nëse rikthehet futbolli, atëherë kushti i dytë është vullneti për të çuar sezonin deri në fund. Këtu nuk ka rëndësi se kur rinisin ndeshjet e mbetura, maj, qershor apo korrik.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zgjedhja e fituesve me mënyra të tjera dhe jo me lojë në fushë duket një bumerang i madh, sepse klubet kanë investuar shumë për të arritur aty ku janë aktualisht. Kushti i tretë është që duhet të bëhet i mundur udhëtimi sa më i sigurt i të gjithë pjesëmarrësve të aktivitetit. Pra, përfshirë edhe seancat stërvitore, jo vetëm ndeshjet.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment