Blerina Bala zgjidhet kryebashkiake e komanduar në Himarë/ Banorët shkaktojnë tensione në mbledhje, një prej tyre pështyn Tavon
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 ME 15 vota pro,...
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 ME 15 vota pro,...
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
TIRANË– Mbrëmjen e së dielës, këngëtarja e njohur shqiptare Arilena Ara, njëkohësisht edhe fituese e Festivalit të 58 të Këngës ka qenë e ftuar në rubrikën “Tani mund të këndosh” me moderatorin e njohur, Ardit Gjebrea. Në një intervistë të gjatë me të, Arditi e ka pyetur Arilenën nëse ka pasur ndonjë moment në të cilin i është dashur të aktrojë dhe të ngjitet në skenë sikur çdo gjë ka qenë mirë.
Arilena ka pohuar që ka kaluar një momente të tillë, dhe ka qenë pikërisht momenti kur i ati i saj ishte në ditët e fundit të jetës kohë në të cilën Adi Hila e kishte telefonuar për t’u bërë pjesë e X Factor. Këngëtarja shpjegon se ajo telefonatë do të mbetet gjatë në kujtesën e saj, pasi ajo ka lënë në një gjendje jo të mirë shëndetësore të atin për t’u larguar në audicionet e X factor.
Ajo ka emocionuar me fjalët e saj kur thotë se në momentin kur të gjithë mbanin zi për të atin pas ikjes së tij, ajo u ngjit në skenën e X factor me fustanin e bardhë.
“Sigurisht, ka patur shumë momente. Të gjithë i kemi ato momente që nuk jemi mirë nga ana shëndetësore etj etj. Por një moment që ka lënë shenjë në jetën time për vetë faktin që pas atij moment ndryshoi komplet jeta ime, është gjatë kohës kur babi ende jetonte dhe ishte i sëmurë, ishte në ditët e tij që do të thoshte mirupafshim domethënë. Mori një telefonatë nga Adi Hila, duke qenë se unë isha edhe pjesë e Gjeniut dhe kishin kaluar një vit e gjysmë, ai e telefonoi dhe i tha se do bëjë X Factor dhe Arilena duhet të jetë pjesë e audicioneve. Dëshira e madhe e babit pavarësisht se e dinte ikjen e tij, e dinte që nuk do më ndiqte dot, ishte që goca do jetë patjetër në X factor dhe do ta çoj deri në fund këtë gjë edhe pse nuk do jem unë fizikisht për të. E mbaj mend atë telefonatë dhe ishte shumë e vështirë nga ana e tij të bënte atë telefonatë. Unë isha shumë e emocionuar, babi ka qenë një njeri që fliste shumë dhe nga lodhja e tij fizike nuk e bënte dot ashtu siç donte, megjithatë ajo ishte telefonata e fundit që ka bërë dhe ka marrë dhe unë pas atij momenti më është dashur të iki në audicionet e X Factor. Ndërkohë që e gjithë familja ime mbante zi për babin pas ikjes së tij, unë u vesha me të bardha dhe ika në audicionin e parë. E qeshur e lumtur, duke mos e ndarë me askënd këtë histori padiskutim dhe mund të them që aty ndryshoi jeta ime. Babi me dha bekimin më të madh.”- ka rrëfyer Arilena.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar sot për ditën e lindjes, Helena Kadarenë, gruan e shkrimtarit Ismail Kadare. Në rubrikën e tij në Facebook, “tëpahar...
TIRANË– Që prej në vegjëli por edhe me kalimin e viteve Disney mbeten filmat me një botë fantazie dhe gëzimi të përjetshëm që na bëjnë të ndihemi mirë.Së f...
TIRANË– Këngëtari Shpat Kasapi ka vendosur që t’i japë fund beqarisë. “Prive” shkruan se Kasapi ka vendosur që me rastin e 35-vjetorit të lindjes së ...
DashiGjatë kësaj dite nuk duhet të lejoni askënd të ndërhyjë në gjërat tuaja dhe as të marrë vendime në vendin tuaj. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë harm...
TIRANË- Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë ka njoftuar në faqen zyrtare se në datën 29 shtator në orën 18:00 do të mbahet ceremonia e ndarjes së ç...
TIRANË- Ina Kollçaku, ish-konkurrentja e “Përputhen” ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Glamour zone”, ku gjatë intervistës ajo ka folur edhe p...
TIRANË– Ish-konkurentja e “Përputhen”, Ina Kollçaku ka folur lidhur me pushimet e saj të verës në jug të vendit. E ftuar në emisionin “Glamour Zone...
TIRANË- Këngëtarja e njohur, Zaimina Vasjari po i rikthehet sërish muzikës pas disa viteve mungesë. Në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ka hedhur d...
TIRANË– Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka treguar se ka pësuar një aksident ku për pasojë ka pë...