Rajoni

Korb me të zeza! Përcillet në banesën e fundit “i paprekshmi” i Serbisë, e dashura që i shpëtoi atentatit mbytet në lot, nëna e ‘Boss’-it: O djali im i bukur, s’të them dot lamtumirë…

Modelja nga Kolumbia ishte gjithashtu në të njëjtin mjet me të dashurin e saj, në momentin kur një telefonatë aktivizoi bombën e vendosur poshtë “BMW X5”.
Featured image of article: Korb me të zeza! Përcillet në banesën e fundit “i paprekshmi” i Serbisë, e dashura që i shpëtoi atentatit mbytet në lot, nëna e ‘Boss’-it: O djali im i bukur, s’të them dot lamtumirë… Foto nga ceremonia

BEOGRAD– Pasditen e sotme miqtë dhe familjarët kanë përcjellë për në banesën e fundit të “paprekshmin e Serbisë”, Strahinja Stojanoviç, i cili u hodh në erë me makinën e tij. Në varreza përveç familjes ishte e pranishme edhe e dashura e tij kolumbiane, 45-vjeçarja Sonja Suarez Gomez.

Pamje nga ceremonia

Modelja nga Kolumbia ishte gjithashtu në të njëjtin mjet me të dashurin e saj, në momentin kur një telefonatë aktivizoi bombën e vendosur poshtë “BMW X5”.

Pamje nga ceremonia

Edhe pse kishte vetëm 6 muaj e lidhur me të, e veshur me të zeza ishte ndër të parat që arriti në kishë. Sapo pa arkëmortin e të dashurit të saj, modelja filloi të qante dhe të bërtiste, duke tërhequr kështu vëmendjen e të gjithë të pranishmëve. Dy të rinj u përpoqën ta qetësonin, duke e fitur sërish në makinë. Ndërkohë që edhe nëna e 30-vjeçarit nuk u përmbajt dot.

Pamje nga ceremonia

“Djali im, djali i nënës, lumturia ime … Unë do të jepja gjithçka që të isha në vendin tënd. Lumturia ime, gëzimet e mia, dashuria ime, jeta ime, djali im me shpirtin më të mrekullueshëm … Djali im më i bukur, nëna s’të them dot lamtumirë. Shihemi së shpejti …,”-u dëgjua të thotë e ëma.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pasi mbaruan me shërbesën fetare në kishë, 100 të pranishmit i dhanë lamtumirën e fundit të riut, duke ia mbushur makinën e varrimit plot me kurora me lule.

I riu i akuzuar për vrasjen e avokatit Dragoslav Misha Ognjanovic, po qarkullonte me mjetin e tij nëpër qytet, bashkë me të dashurën e tij. Ai humbi dy këmbët nga shpërthimi dhe pësoi shumë dëme në organet e brendshme. Ndërsa e kolumbiania ia hodhi me dëme të vogla. Gjithashtu mësohet se Stojanoviç kishte lidhje me klanin Šaranović, të cilët kanë pasur rivalë për vite me radhë klanin e Luka Bojović. Sipas gazetarëve, lufta mes dy klaneve në vetëm 6 vite ka shkaktuar 50 viktima, jo vetëm kriminelë por edhe ata që ishin pranë atyre klaneve, anëtarët e familjes dhe miqtë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment