Bota

“Të gjithë jemi në gjendje të mirë”, Dëshmia e shqiptarit në Liban që i mbijetoi shpërthimit tragjik: Ishte si një bombë bërthamore

Kassem Al Arnautij e quan përjetim të tmerrshëm ngjarjen e pasditës të së martës në kryqetetin libanez.
Featured image of article: “Të gjithë jemi në gjendje të mirë”, Dëshmia e shqiptarit në Liban që i mbijetoi shpërthimit tragjik: Ishte si një bombë bërthamore Kassem Al Arnautij

LIBAN– Deri më tani nuk ka të dhëna se ndonjë shqiptar ka humbur jetën apo është lënduar në Bejrut të Libanit, pas shpërthimit të madh që ndodhi një ditë më parë. Për fat të mirë ai tha se arriti t’i mbijetojë tragjedisë, e cila ka marrë jetën e më shumë se 100 personave.

Kassem Al Arnautij e quan përjetim të tmerrshëm ngjarjen e pasditës të së martës në kryqendrën libaneze.

“Ka qenë sikur një shpërthim bërthamor dhe unë nuk jam lënduar për fat të mirë. Një pjesë shumë e madhe e asaj zone të Bejrutit është e dëmtuar. Shpërthimi ka qenë shumë i fortë”.-është shprehur ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Kassem Al Arnautij

Kassem Arnutij i cili është me origjinë shqiptare, ka thënë se të dhënat që kanë nga organizatat joqeveritare, nuk kanë dhënë ndonjë informacion për ndonjë shqiptarë të lënduar deri më tani.

“Janë nga 10 mijë deri në 15 mijë arnautë që jetojnë në Bejrut. Shumica prej tyre janë nga Kosova. Të gjithë jemi në gjendje të mirë. Vetëm pronat janë dëmtuar.”-ka përfunduar ai.

Marrë nga KlanKosova

Shto Koment