Politike

“Të futën në qorrsokak”, Artan Hoxha- Sali Berishës: Doktor, s’po i shoh Avdylët. Kontrollo videon

  • Ahengu i Vangjush Dakos me Astrit Avdylin në Durrës, verë e ushqim luksi për fitoren në zgjedhje
  • Në një status në Facebook, gazetari Hoxha shkruan se videoja që ka publikuar Berisha, sipas të cilit ishte dreka e Vangjush Dakos me Avdylët nuk është e tillë. Sipas Artanit, doktori duhet të kontrollojë videon sepse e ka ngatërruar.
    Featured image of article: “Të futën në qorrsokak”, Artan Hoxha- Sali Berishës: Doktor, s’po i shoh Avdylët. Kontrollo videon Sali Berisha, Artan Hoxha dhe pamjet nga videoja e publikuar

    TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka komentuar një video që u publikua nga ish-kryeministri Sali Berisha, sipas të cilir ishin oamjet e drekës së Vangjush Dakos me Avdylët.

    Në një status në Facebook, Hoxha shkruan se në momëntin që kishte lexuar lajmin se Avdylët tashmë shfaqeshin me zë dhe me figurë krahas Dakos, mezi kishte pritur për t’i parë, pork ur kishte hapur videon ishte zhgënjyer.

    Gazetari shkruan më tej se Berisha duhet të kontrollojë edhe njëherë videot apo memorien pasi mund të ketë ngatërruar pamjet, ose përsoni që j aka dërguar ka dashur ta fusë në qorrsokak.

    Deri tani e kishim degjuar Dakon me Avdylet vetem me audio, pra me ze, dhe sapo u shpernda lajmi se Doktori e kishte kapur dhe me video, pra me figure, me ne fund thame se u kompletua mozaiku. S’ka nga shkon tashme Gjushi, u kap me ze e figure. Por sapo hapa videon per dreq asnjeri prej Avdyleve nuk dukej ne tavoline.

    Ta kishin ngaterruar Astrit Avdylin me Celen e OSHEE-se, me Jurgen Cyrbjen deputetin e PS-se, kryetarin lokal te PS-se, drejtorin e gjelberimit, komisionere dhe kontribues te tjere lokale te PS-se?!!!!

    S’ka mundesi?!!! Doktori s’para ben keshtu gabimesh kollaj😂😂😂😂😂…
    Ose ai qe ia ka derguar ka dashur ta fus ne qorrsokak Doktorin, ose Doktori ka ngaterruar videon dhe ne vend te asaj te Gjushit me Avdylajt, ka nisur videon e Gjushit me shtabin e PS-se?!!!!

    Doktor, zamet e ke, kontrolloje dhe njehere memorien se mos e ke ngaterruar gabimisht videon, se rreth e rrotull ke plot njeres qe i njohin nga afer Avdylajt. 
    Jo per gje po mezi po presim ta shohim Gjushin me Avdylajt edhe me ze edhe me figure..

    Ne video: Dreka e shtabit elektoral te PS-se bashke me kontribuesit lokale te fushates, e shtruar te vendi i quajtur Kodra e Kuajeve ne Shkallnuer…”– shkruan Artan Hoxha.

    Një ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një video në rrjetet sociale, ku sipas tij ishte ‘dreka e fitores së krimit elektoral’ që Dako kishte shtruar me Avdylët.

    (f.m/dosja.al)

    Shto Koment