Jete & Stil

Të dielën “Dita pa Makina” në Tiranë, ja si do të devijohen linjat e urbaneve

Një organizim i tillë synon ndërgjegjësimin e qytetarëve për të përdorur sa më pak mjetet që ndotin mjedisin.
Featured image of article: Të dielën “Dita pa Makina” në Tiranë, ja si do të devijohen linjat e urbaneve Foto ilustruese

Edhe këtë vit Tirana i është bashkuar “Javës Europiane të Lëvizshmërisë” për të mos lëvizur një ditë me makina. 

Për këtë arsye, në të dielën e 22 shtatorit të gjithë qytetarët do të duhet të lëvizin me mjetet e transportit urban, të ecin në këmbë apo të përdorin biçikleta. 

Një organizim i tillë synon ndërgjegjësimin e qytetarëve për të përdorur sa më pak mjetet që ndotin mjedisin.

Teksa të gjithë do të përdorin biçikletat për të lëvizur, në një pjesë të rrugëve në kryeqytet do të ndalohet lëvizja e automjeteve. 

1.Ndalimin e qarkullimit të automjeteve si më poshtë:

-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshi “Nënë Tereza” datë 20.09.2019 nga ora 10:30 deri në orën 11:00.

2.Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes si më poshtë:

-Në rrugët “Ibrahim Rrugova”, “Lek Dukagjini” dhe “Papa Gjon Pali II”.

3.Mjetet e transportit urban të qytetit do të devijohen si më poshtë:

-Linja e Unazës do të devijohet në urën e rrugës “Sami Frashëri” me urën e rrugës “Elbasanit”.

-Linja “Tirana e Re”, “Kopshti Zoologjik” do të devijohen te sheshi “Ëilson” ura e Drejtorisë së Policisë.

-Linja “Kristali” do të devijohet te sheshi “Wilson” dhe Stacioni Trenit.

-Linja “Kinostudio- Kombinat”, do të devijohet tek Sheshi “Medresesë”, si dhe përballë kishës Ortodokse.

-Linja “Kashar” do të devijohet te “Kafe Flora”, Kisha Ortodokse.

-Linja “Megatek” dhe “Institut” do të devijohen te “Kafe Flora”

-Linja “Qyteti Studenti”, “Jordan Misja”, “Sauk”, dhe “Sanatorium” do të devijohen te Fakulteti Ekonomik.

-Linja “Mihal Grameno” do të devijohet te ura pranë rrugës “Elbasanit”.

-Linja “Materniteti i Ri” do të devijohet te ura pranë rrugës “Elbasanit” dhe Kishës Ortodokse.

-Linja “Sharra” do të devijohet te Stacioni Trenit si dhe përballë Kishës Ortodokse në rrugën e “Kavajës”.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment