Aktualitet

Të dhunuar dhe me plagë, mbërrijnë tre emigrantë në spitalin e Korçës, dyshohet se i grabitën në kufi teksa futeshin ilegalisht

Mësohet se emigrantët dyshohet të jenë dhunuar dhe grabitur, në momentin që po hynin në Shqipëri në mënyrë ilegale, nga ana e Bozdovecit.
Featured image of article: Të dhunuar dhe me plagë, mbërrijnë tre emigrantë në spitalin e Korçës, dyshohet se i grabitën në kufi teksa futeshin ilegalisht Foto ilustruese

KORÇË– Tre emigrantë kanë mbërritur të plagosur dhe po marrin shërbimin mjekësor në spitalin e Korçës.

Mësohet se emigrantët dyshohet të jenë dhunuar dhe grabitur, në momentin që po hynin në Shqipëri në mënyrë ilegale, nga ana e Bozdovecit.

Ende nuk dihen detaje të tjera nga ngjarje, ndërkohë që mësohet se atyre u janë grabitur sende me vlerë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Policia ka mbërritur në spital dhe pritet që të marrë në pyetje vetë emigrantët për të arritur në një përfundim të ngjarjes dhe për të parë nëse kemi të bëjmë vërtet me një grabitje.

Ekziston mundësia që emigrantët të jenë rrëzuar aksidentalisht në shtegun ku po kalonin për t’u futur në Shqipëri.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment