Aktualitet

Të dhënat e Open Data: Emergjencat Civile shpenzojnë vetëm për internet, karburant e telefon

Brahaj shkruan se ky institucion paguan para vetëm për karburant, telefon, internet dhe vendime gjyqësore për të larguarit nga puna, por nuk ka asnjë shpenzim për pajisje të tjera apo trajnime të stafit.
Featured image of article: Të dhënat e Open Data: Emergjencat Civile shpenzojnë vetëm për internet, karburant e telefon

TIRANË- Drejtoresha e Open Data Albania, Arnita Brahaj, është shprehur sot se institucioni i Emergjencave Civile është për ti vënë vizën.

Brahaj shkruan se ky institucion paguan para vetëm për karburant, telefon, internet dhe vendime gjyqësore për të larguarit nga puna, por nuk ka asnjë shpenzim për pajisje të tjera apo trajnime të stafit.

Paga, karburant, telefon, internet, elektricitet, uje dhe detytime per vendime gjyqsore e permbarimore per staf te larguar nga puna … nuk eshte azil apo kopsht pa dreke, eshte Institucioni i Emergjencave Civile dhe Rezervave te Shtetit me nje portofol dhe pershkrim shpenzimesh listuar me poshte, shume domethenes per ti vene vizen”, shkruan Brahaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

35 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm, që e ka futur vendi në zi kombëtare dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi mbi 25 persona janë ende të humbur nën rrënoja, dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. 62 persona po marrin mjekim në spitalin e Traumës.

(A.B. Dosja.al)

Një Koment në “Të dhënat e Open Data: Emergjencat Civile shpenzojnë vetëm për internet, karburant e telefon

  1. Ti besoj fute leket ne xhep, apo na tregon kontributin vetem me statusin. Kontribuesit e vertet nuk perfitojne nga fatkeqesi te tilla. Ju nuk jeni model per t’u ndjekur moj vajz.

Shto Koment