Aktualitet

Të DHËNA! Nga jugu në veri, ku janë vatrat e infektimit në vend. Në Lezhë, emigranti nga Itali solli “dhuratën”, e prekur edhe punonjësja e Befotrofit

  • Dy viktima në vend nga pandemia, ndërron jetë një 54-vjeçar. 72 raste të reja me COVID-19
  • Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në Lezhë, burim i infeksionit është QSUT, një emigrant i ardhur nga Italia dhe një tjetër vatër e “aktivizuar” nga një event familjar që është zhvilluar në qytetin e Pukës.
    Featured image of article: Të DHËNA! Nga jugu në veri, ku janë vatrat e infektimit në vend. Në Lezhë, emigranti nga Itali solli “dhuratën”, e prekur edhe punonjësja e Befotrofit Foto ilustruese

    TIRANË– Ditën e sotme janë shënuar 72 raste të reja të prekura nga pandemia e koronavirusit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në Lezhë, burim i infeksionit është QSUT, një emigrant i ardhur nga Italia dhe një tjetër vatër e “aktivizuar” nga një event familjar që është zhvilluar në qytetin e Pukës.

    Edhe Kruja nuk ka kaluar 24 orë pa raste të reja. Sërish infektime nëpër fasoneri, kësaj herë dy të prekur. Por ka të infektuar edhe në hipotekën e qytetit. Pas rastit të konfirmuar, Hipoteka punon me shërbime të kufizuara dhe ka nisur dezinfektimi i godinës.

    Në Shkodër është shënuar vetëm një rast, një vajzë, e cila punonte në call center. Ditët e fundit ajo kishte nisur që të punonte nga shtëpia dhe si pasojë nuk dihet nga mund të jetë infektuar e reja.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Në Vlorë, dy nga rastet e reja vijnë nga infeksioni në fasoneri, ndërsa një tjetër e infektuar është punonjëse te shtëpia e foshnjës në Vlorë ose e njohur ndryshe si Befotrofi. Megjithatë nuk dihet nëse ajo ka arritur që të infektojë të tjerë, pasi ditët e fundit nuk ka qënë në punë.

    Ditën e sotme në Shqipëri u shënuan 72 raste të reja të prekura, ndërsa 2 persona humbën jetën gjatë 24-orëve të fundit.

    (k.m./dosja.al)

    Shto Koment