Kuriozitete

“Të dërgosh një mesazh tek 5 persona njëkohësisht”, WhatsApp bën ndryshimin për ‘luftën’ kundër lajmeve të rreme

Aplikacioni i njohur, WhatsApp në pronësi të Facebook ka kufizuar numrin e personave për t'u dërguar një mesazh njëkohësisht. Tashmë nuk është emundur t'iu dërgosh 5 personave të njëjtin mesazh njëkohësisht, për shkak të lajmeve të rreme që po bëhen virale gjatë kohës së Covid- 19.
Featured image of article: “Të dërgosh një mesazh tek 5 persona njëkohësisht”, WhatsApp bën ndryshimin për ‘luftën’ kundër lajmeve të rreme WhatsApp

SHBA– WhatsApp ka rritur kufizimet e shpërndarjes së një mesazhevi tek disa përdorues njëkohësisht. Kjo masë është marrë në kuadër të situatës së pazakontë që është krijuar në botë, për të bërë  të mundur ndalimin e përhapjes së lajmeve të rreme mbi Covid-19.

Mediat e huaja kanë shkruar se ky ndryshim i ri i është risi për aplikacionin më të përdorur “WhatsApp”, duke mundësuar frenimin e të bërit virale një foto, video, mesazh me  tekst apo  audio.

Pran në këtë mënyrë një person nukk mund ta dërgojë më një mesazh tek 5  të tjerë por vetëm tek nëj individ.

Megjithatë kjo është një mënyrë gjysmë e kufizuar pasi sërish përdoruesit kanë mundëësinë t’i dërgojnë mesazhet tek secili person pa kufizim.

A është dërgimi gjithmonë negativ? Sigurisht jo. Ne e dimë se shumë përdorues përcjellin informacione të dobishme, video qesharake, meme, reflektime ose lutje që ata i konsiderojnë të rëndësishme. Javët e fundit, njerëzit e kanë përdorur gjithashtu ËhatsApp për të organizuar manifestime publike në mbështetje të atyre që punojnë në vijën e parë të kujdesit shëndetësor. Megjithatë, ne kemi parë një rritje të konsiderueshme të mesazheve të dërguara të cilat, sipas përdoruesve, mund të kontribuojnë në përhapjen e dezinformatave. Ne besojmë se është e rëndësishme të ngadalësohet përhapja e këtyre mesazheve.”- thuhet në njoftimin zyrtar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

Nuk është hapi i parë ky, që aplikacion ka ndërmarrë një masë të tillë për të luftuar dezinformimin në lidhje me sëmundjen. Në të njëjtën mënyrë është punuar edhe në disa platforma të tjera sociale, për shembull Facebook ka punuar me Organizatën Botërore të Shëndetit dhe institucione të tjera shëndetësore për të siguruar informacion të saktë për përdoruesit e saj.

Burimi: Repubblica.it

A.C/Dosja.al 

Shto Koment