Aktualitet

Të dënuar për vrasje dhe vjedhje, OFL iu dërgon pusullën 3 të “fortëve” në Tiranë, mes tyre Xubi i Yzberishtit (EMRAT)

Në sitën e OFL-së janë tre të dënuarit Eduart Ibrahimi, Bledar Kolbuçaj dhe Fatmir Avdillari. Ata duhet të deklarojnë pasurinë brenda 48 orëve.
Featured image of article: Të dënuar për vrasje dhe vjedhje, OFL iu dërgon pusullën 3 të “fortëve” në Tiranë, mes tyre Xubi i Yzberishtit (EMRAT) Operacioni Forca e Ligjit

TIRANË-OFL (Operacioni Forca e Ligjit) u ka dërguar pusullën 3 të dënuarve Eduart Ibrahimi, Bledar Kolbuçaj dhe Fatmir Avdillari. Policia bën me dije se Eduart Ibrahimi, dhe Bledar Kolbuçaj janë të dënuar për vjedhje me dhunë. Ndërsa, Fatmir Avdillari është i dënuar për vjedhje me armë dhe vrasje. Të tre të dënuarit duhet të deklarojnë pasuritë e tyre brenda 48 orëve.

Fatmir Avdillari ka qenë pjesëtar i bandës së Yzberishtit në vitet ’97-’98. Ai njihet ndryshe si “Xubi” dhe më 11 prill të vitit 2009 ka vrarë Ardian Tahirin për hakmarrje. Dyshohet se Ardian Tahiri i vrau vëllain, Fatmir Avdillarit dhe menjëherë pas ngjarjes ajo mori hak.

Njoftimi i Policisë:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

E. I., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë ” e kryer në bashkëpunim;

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

B. K., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim;

F. A., banues në Tiranë, dënuar për veprat penale “Vjedhja”, “Vjedhja me armë” dhe “Vrasja për gjakmarrje”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment