Aktualitet

Të dënuar për rrëmbim personi dhe drogë/ OFL iu dërgon pusullën 4 të “fortëve” në Gjirokastër (EMRAT)

Në sitën e OFL-së janë Artur Vela, Leonard Koçi, Bejeko Toto, dhe Idris Selimi. Të dënuarit duhet të deklarojnë të deklarojnë pasurinë e tyre brenda 48 orëve.
Featured image of article: Të dënuar për rrëmbim personi dhe drogë/ OFL iu dërgon pusullën 4 të “fortëve” në Gjirokastër (EMRAT) Foto ilustruese

TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin për të deklaruar pasurinë 4 të dënuarve për drogë dhe rrëmbin personi. Mësohet se në sitën e OFL-së janë Artur Vela, Leonard Koçi, Bejeko Toto, dhe Idris Selimi, me vendbanim në Gjirokastër dhe Tepelenë. Të dënuarit duhet të deklarojnë pasurinë e tyre brenda 48 orëve dhe më pas dosjet e tyre do kalojnë në SPAK.

Njoftimi i Policisë:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A. V., banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi i personit”, kryer në bashkëpunim;

L. K., banues në Gjirokastër, nën hetim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

B. T., banues në Gjirokastër, nën hetim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

I. S., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment