Showbiz

Të dashurit i arrestuan ‘snajperin’ e grupit Duka, Trejsi publikon dramën e ditës: U thye i preferuari im (Video)

Mesa duket modelja nuk e prish përditshmërinë e saj pavarësisht 'streseve' që mund të jetë duke kaluar Leonardi aktualisht.
Featured image of article: Të dashurit i arrestuan ‘snajperin’ e grupit Duka, Trejsi publikon dramën e ditës: U thye i preferuari im (Video) Trejsi Elvis Gacaj dhe Leonard Duka

TIRANË– Modelja Trejsi Sejdini nuk e prish fare terezinë, pavarësisht ngjarjeve që ndodhin përreth në lidhje me klanin Duka, kreu i të cilit është i dashuri i modeles Leonard Duka.

Ditën e sotme ra në pranga, Elvis Gaçaj, i njohur me nofkën “Gabeli”, e ndërsa ish-miss Universi tregon për ‘dramën’ që ka kaluar ditën e sotme.

Në një video të publikuar në Instastory, pasi reklamon disa parfume, tregon se si parfumi i saj i preferuar i ra në tokë dhe iu thye.

Vura këngën ‘Mashallah’ mos me na marr në sysh, porrr parfumi im i preferuar Candy Crush, u thye….Por kjo nuk do të thotë asgjë…”- shkruan Trejsi krahas videos.

Mesa duket modelja nuk e prish përditshmërinë e saj pavarësisht ‘streseve’ që mund të jetë duke kaluar Leonardi aktualisht.

Elvis Gaçaj, një nga nga anëtarët më të rëndësishëm të klanit Duka u arrestua nga Policia e Durrësit teksa tentoi të largohej nga post-blloqet e Policisë. I njohur ndryshe edhe si ‘Gabeli’ i Klanit Duka, Gaçaj ra në pranga bashkë me një mikun e tij të identifikuar si Klajdi Driza. 

44-vjeçari akuzohet të jetë një nga qitësit që vranë ish-efektivin Santiago Malko.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment