Bota

Të çmendur pas ”dritave të kuqe”/ Holanda e shqetësuar nga turistët, kërkohet të ndalohet frekuentimi i shtëpive publike dhe hashashi

Autoritetet holandeze po shqyrtojnë mundësinë që të ndalojnë shitjen e hashashit për turistët që vizitojnë ato që njihen si lagjet me “drita të kuqe” në Amsterdam.
Featured image of article: Të çmendur pas ”dritave të kuqe”/ Holanda e shqetësuar nga turistët, kërkohet të ndalohet frekuentimi i shtëpive publike dhe hashashi

HOLANDË- Kryetarja e Bashkisë së Amseterdamit, Femke Halsema, po kërkon që të rishikohet  ligji, me qëllimin që të ndalohet shitja e kanabisit në kafenetë e qytetit për turistët si dhe ata të mos vizitojnë lagjet me “drita të kuqe”.  Ideja është propozuar nga krybashkiakja Femke Halesma si një zgjidhje që do të reduktonte problemin e mbipopullimit me turistë dhe kaosin që ata sjellin në qytet.

Halsema ka botuar një raport që tregon se një e treta e turistëve të huaj, do të kishin më pak të ngjarë të vizitojnë Amsterdam,. përsëri nëse nuk mund të blinin kanabis në kafenetë apo të shkonin tek “dritat e kuqe”. Në një letër drejtuar këshillit që njoftonte vendosmërinë e saj për këto vendime, Halsema iu referua një raporti të botuar së fundmi nga zyra Hollandeze për Kërkim, Informacion dhe Statistikë, që zbuloi se turizmi do të ulet me zbatimin e një politike të tillë.

Qyteti ka prej pak vitesh problemin e fluksit të lartë të turistëve. Me 1.1 milion banorë të përhershëm, Amsterdami tërheq mbi 17 milion turistë në vit, ku pjesa më e madhe e tyre ndalojnë në lagjet Wallen dhe Singel, dy lagjet më të mëdha ku janë vendosur shtëpitë publike të qytetit. Shumë të tjerë konumojnë edhe hashash.

Sondazhi: 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të pyetur nëse do të ktheheshin në Amsterdam nëse ndalohej nga turistët e huaj hyrja në kafene, 34% e të anketuarve thanë se do të vizitonin më rrallë dhe 11% thanë që nuk do të ktheheshin. 22% thanë që nëse iu ndalohet hyrja, ata do t’i kërkojnë dikujt tjetër të shkojë  dhe 18% thanë se do të kërkonin një mënyrë tjetër për të blerë drogë.

Burimi: euronews

J.V/Dosja.al

Shto Koment