Sport

Te Borussia nuk ka më vend, Newcastle ofron 30 mln euro për sulmuesin verdhezi

I duhen minuta para Kampionatit Europian, pritet të thotë "po"
Featured image of article: Te Borussia nuk ka më vend, Newcastle ofron 30 mln euro për sulmuesin verdhezi Tribunat në stadiumin e Dortmundit

Newcastle i ka vënë syrin sulmuesit të Borussia Dortmund, Paco Alcacer. Klubi i Premier League ka bërë një lëvizje për sulmuesin e Spanjës, meqë ky i fundit ka pak hapësira në “Signal Iduna Park” dhe brenda pak ditësh do të largohet nga verdhezinjtë.

Newcastle shpreson të bindë ish-lojtarin e Barcelonës t’i bashkohet skuadrës, meqë atij i duhen minuta deri në qershor para Kampionatit Europian 2020.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Newcastle është gati të paguajë 30 mln euro, raporton britanikja “The Sun”. 26-vjeçari nuk ka më vend në Dortmund, meqë klubi gjerman ka transferuar talentin Haaland. Me siguri, ai do ta pranojë ofertën e anglezëve.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment