Politike

Të bindur në fitore! Bylykbashi: Opozita do hyjë në zgjedhje me çdo lloj formule

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, Oerd Bylylbashi u shpreh se PD do të hyjë në zgjedhje me çdolloj formule dhe do të fitojë.  
Featured image of article: Të bindur në fitore! Bylykbashi: Opozita do hyjë në zgjedhje me çdo lloj formule Oerd Bylylbashi

TIRANË– Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, Oerd Bylylbashi tha se Partia Demoktratike do të hyjë në zgjedhje dhe do t’i fitojë ato.

I ftuar në emisionin “Open” ai u shpreh se PD do të hyjë në zgjedhje me çdolloj formule dhe do të fitojë.  

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Hera e fundit që ka ndodh ndryshim të sistemit zgjedhor ka qenë viti 1998 dhe Kodi Zgjedhor i viti 2000. Një ndryshim rregullash themelore të njëanshme që prodhoi konflikte politike. Konflikti i madh politik të cilin ky zotëri po shkakton, Shqiptarët presin t’u hapet dera e BE ai vë flakën urës që të çon te dera e BE. Ne do të hyjmë në zgjdhje. Partia Demokratike do të hyjë në zgjedhje me çdo lloj formule. Nuk mund të lejojmë një bandit të vazhdojë të qeverisë”- tha Bylykbashi.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment