Bota

Të bërtitura dhe zënka gjatë inaugurimit të statujës së Lady Diana, William dhe Harry konfliktojnë me njëri tjetrin, shkak bëhen bashkëshortet

Mes tyre thuhet se gjatë eventit ka pasur fjalë të rënda, akuza reciproke dhe ngritje të toneve të zërit. Një prej motiveve të zënkës mes tyre, duket se ka qenë kërkesa e Harry ndaj të vëllait, që të mos merrte në ceremoni bashkëshorten Kate Middleton.
Featured image of article: Të bërtitura dhe zënka gjatë inaugurimit të statujës së Lady Diana, William dhe Harry konfliktojnë me njëri tjetrin, shkak bëhen bashkëshortet Princi Wiliam dhe Harry

BRITANI-Princi William dhe Harry ishin së bashku në inagurimin e statujës së nënës së tyre dhe kjo gjë bëri që të shpresojmë që midis tyre do të kishte paqe por në fakt nuk ka ndodhur kështu.

Mes tyre thuhet se gjatë eventit ka pasur fjalë të rënda, akuza reciproke dhe ngritje të toneve të zërit. Një prej motiveve të zënkës mes tyre, duket se ka qenë kërkesa e Harry ndaj të vëllait, që të mos merrte në ceremoni bashkëshorten Kate Middleton. E gjitha kjo për t’u përpjekur të heqë vëmendjen nga mungesa e Meghan Markle, e cila qëndroi në SHBA, duke u kujdesur për të porsalindurën Lilibet. Presionin duket se ka kaluar lehtë William, që pavarësisht se ka pranuar të mos marrë bashkëshorten në ceremoni, s’e ka gëlltitur lehtë këtë fakt.

Eksperti mbretëror Robert Lacey ka shtuar detaje të reja. Sipas rrëfimit të tij, mes dy vëllezërve ka shpërthyer një zënkë e vërtetë. Ishin të zemëruar më shumë se asnjëherë. Kanë bërtitur dhe kanë thënë kundër njëri-tjetrit fjalë vërtetë të rënda’.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nuk është rastësi që Harry nuk ka qëndruar një minutë më shumë dhe ka fluturuar drejt Californisë menjëherë pas ceremonisë. Duket që përpara se të vendosë sërish këmbë në Buckingham Palace duhet të presë pak gjatë.

(e.k/dosja.al)

Shto Koment