Showbiz

“Të bëri Arditi njeri, mos shit p*rdhë”, komenti drejtuar Blerina Bombajt që meritoi një përgjigje të prerë: Mua më dha Zoti lekë (Foto)

Blerina Bombaj ka vendosur të bëjë publike një nga komentet e shumta që I vijnë në rrjete sociale.
Featured image of article: “Të bëri Arditi njeri, mos shit p*rdhë”, komenti drejtuar Blerina Bombajt që meritoi një përgjigje të prerë: Mua më dha Zoti lekë (Foto) Dietologia Blerina Bombaj dhe moderatori, Ardit Gjebrea.

TIRANË- Dietologia Blerina Bombaj që pas marrjes pjesë në një prej rubrikave në “E diela shqiptare”, është bërë e njohur nga të gjithë. Në profiling e saj ka shumë ndjekës që kërkojnë ndihmën e Blerinës për një shëndet të mirë.

Por, mes shumë njerëzve që kërkojnë këshilla ka dhe nga ata që lëshojnë një gjuhë të ashpër ndaj dietologes, duke i hedhur dhe akuza për çmime shumë të larta për një dietë të shëndetshme.

“Aman moj, o njeriu më i edukuar i kësaj bote si ato të jehovait. Po ik moj, të dha Zoti lekun dhe na bën si e ditura e botës, u heq karbohidrateet njerëzve, u shton proteinat, yndyrnat e mira dhe e kthen në biznes. Po je kaq humane t’i mos merr 300 mij lekë për një muaj dietë, sa një rrogë në Shqipëri po uli çmimet. Mos na shit pordhë nëpër rrjete se të bëri Arditi 10 vite reklam që u bëre njeri”- i shkruan ndjekësja Blerina Bombajt.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas këtij komenti aspak të këndshëm, Blerina Bombaj ka vendosur të reagojë publikisht në profilin e saj në rrjete sociale.

“Mua më dha Zoti lekë, mi nisi me bankë! Ndërsa Arditit Zoti i tha “kësaj do i bësh reklamë, se ashtu është një muhabet, dhe nuk dua ta diskutoj”!

Postimi i Blerina Bombajt.

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment