Bota

Të armatosur me shtiza e shigjeta, vazhdojnë protestat e dhunshme në Hong Kong

Policia ka përdorur gazin lotsjellës dhe plumbat e gomës për të shpërdarë turmat e protestuesit të cilët hodhnin bomba benzine në drejtim të policisë. Gjithashtu përleshje ka pasur edhe në pjesë të  tjera të  Hong Kongut.
Featured image of article: Të armatosur me shtiza e shigjeta, vazhdojnë protestat e dhunshme në Hong Kong Pamje nga protestat ne Hong Kong

HONG KONG- Prej 5 muajsh vazhdojnë protestat e dhunshme antiqeverirtare në Hong Kong. Ndërkohë duket se nuk do të ketë të ndalur kjo situatë pasi edhe mbrëmjen e djeshme mediat  e  huaja kanë raportuar se ka pasur  përleshje mes protestuesve dhe policisë në ambientet e Universitetit Kinez të Hong Kongut.

Si në shumë raste të tjera policia ka përdorur gazin lotsjellës dhe plumbat e gomës për të shpërdarë turmat e protestuesit të cilët hodhnin bomba benzine në drejtim të policisë. Gjithashtu përleshje ka pasur edhe në pjesë të  tjera të  Hong Kongut.

E për këtë arsye autoritetet përkatëse kanë njoftuar se të gjitha shkollat do të pezullojnë mësimin edhe ditën e enjte për shkak të trazirave.

Kujtojmë se përshkallëzimi i dhunës në Hong Kong është rikthye pas vdekjes së një studenti 22 vjeçar, gjatë protestave në javët e mëparshme.

Protestat kanë ardhur si shkak i çështjes se Hong Kongu është pjesë e Kinës, por si ish-koloni britanike gëzon një autonomi të gjerë, dhe njerëzit kanë më shumë të drejta sesa në pjesë tjera të Kinës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kujtojmë këtu që protestat kanë nisur prej qershorit të këtij viti kundër planeve për të lejuar ekstradimin në territorin e Kinës.

Projekt-ligji u tërhoq në shtator, por demonstratat vazhduan dhe tani protestuesit bëjnë thirrje për më shumë demokraci, dhe një hetim mbi sjelljen e policisë.

Burimi: CNN  

A.C/Dosja.al 

Shto Koment