Aktualitet

Të akuzuar për vrasjen e Lamajt dhe Saliut në 2005/ Lihen në  burg Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi, Luftar Reçi e Indrit Rusi

SPAK ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest me burg" për 4 personat e arrestuar në kuadër të operacionit 'Asgjë nuk harrohet', Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi, Luftar Reçi e Indrit Rusi.
Featured image of article: Të akuzuar për vrasjen e Lamajt dhe Saliut në 2005/ Lihen në  burg Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi, Luftar Reçi e Indrit Rusi Indrit Taullai, Emiljano Shullazi, Lulzim Berisha, Plaurent Dervish dhe Klodian Saliu

TIRANË- Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për 4 personat e arrestuar në kuadër të operacionit ‘Asgjë nuk harrohet’, Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi, Luftar Reçi e Indrit Rusi.

Dosja.al raportoi ekskluzivisht dy ditë më parë  lajmin për rihapjen e dosjeve të dy vrasjeve të bujshme, që u konfirmua më vonë nga SPAK. Gjithçka erdhi pas rrëfimit të të penduarit Luftar Reçi. Në operacionin që dërgoi pusullën tek Emiljano Shullazi, Lulzim Berisha, Viktor Ymeri, Indrit Taullai Luftar Reçi dhe Plaurent Dervishaj, janë angazhuar 60 efektivë dhe një tufë me prokurorë. Gjithçka erdhi pas rrëfimit të të penduarit Luftar Reçi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndwrkohw Dosja.al dje solli dëshminë e plotë të Luftar Reçit, njeriut që zbardhi dy vrasjet e bujshme që SPAK ia faturon ‘Bandës së Durrësit’, ekzekutimin e biznesmenit Vajdin Lame dhe rivalit të Lul Berishës, Klodian Saliu. Në dosjen e SPAK, Reçi prezantohet si i ‘penduari’ i grupit, që ka pranuar me dëshirë të plotë të rrëfejë ngjarjet e 26 dhe 27 shkurtit të vitit 2005, ku sipas tij, ai bashkë me Plaurent Dervishajn, Lulzim Berishën, Viktor Ymerin, Indrit Taullain dhe Emiljano Shullazin, kanë realizuar atentatet ndaj Lamajt dhe Saliut. Reçi tregon si nisi njohja dhe plani për të vrarë Klodian Saliun.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment