LIVE UPDATES
Aktualitet

Të akuzuar për krime monstruoze, ku janë sot mafiozët shqiptarë që ‘shkundën’ themelet e policisë në mbarë botën

19 Korrik 2019, 20:30 Nga DOSJA

TIRANË– Shqipëria është një nga vendet që pavarësisht se sa i vogël në territor ka pasur histori bandash të frikshme, kryesisht të viteve 1997-1998. Mafiozë të ndryshëm që akuzohen për krime monstruoze mbajnë vendlindjen ‘Shqipëri’, shumë prej tyre janë të dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa disa të tjerë janë vrarë. 

Më poshtë ju sjelim historikun e bandave më të rrezikshme shqiptare, që kanë bërë bujë jo vetëm në vendin tonë por kanë ngritur themelet e autoriteteve ndërkombëtare. 

Zef Mustafa

 

 

Zef Mustafa lindi në Shqipëri por u largua drejt Amerikës në vitin 1962, kur ishte shumë i vogël. Familja e tij iu arratisën regjimit komunist. Pas humbjes së prindërve Mustafa përfundon në jetimore por në moshën 10-vjeçare u largua nga aty.

Mustafa ishte shumë i lidhur me familjen kriminale Gambino. Kur u rrit konsiderohej mjaft i dhunshëm dhe i etur për gjak. Ai ishte gjithashtu mik i John Ghotit, kreut të familjes Gambino. Zefi frikësonte kriminelët më të zgjuar dhe të dhunshëm. Mendohet se ai arriti të krijonte pasuri më të madhe se edhe ajo vetë e familjes Gambino, me anë të mashtrimeve.

Mustafa nuk e kishte kurrë certifikatën e tij autentike të lindjes. Edhe pse kishte lindur në Shqipëri nga prindër shqiptarë, ai gjithnjë besonte si ishte qytetar amerikan.

Disa dezertorë të bandës kriminale zbuluan për autoriteter se Zefi kryente të gjithë punët e pista. Ata e akuzonin atë për vrasjen e një njeriu të quajtur Frank Politti në fillim të viteve ’80.

Zefi kishte vrarë një tjetër person të quajtur Gino Masha si dhe dy djemtë e Anthony Porcelli. Gjithashtu Mustafa akuzohet se në vitin 1986 rrahu me shkop bejsbolli Joseph Mincione-n, nga ku dhe mori nofkën “njeriu i shkopit të bejsbollit”.

Përveç vrasjeve listës së tij të akuzave i shtohet edhe trafikimi i kokainës. U arrestua në vitin 1993 në Neë York dhe u lirua me kusht në vitin 2004. Ndërkohë që debati për depërtimin e tij vazhdon ende nëpër procese gjyqësore.

Xhevdet Lika 

 

 

Xhevdet (Joey) Lika është i quajtur “Mbreti i botës së krimit e drogës në Nju Jork”. Ai njihej ndryhe edhe si John Gotti shqiptar apo edhe me emrin Ismail Lika.

Në librin “Contract Killer” nga Hoffman dhe Headley, Xhevdet “Joey” konsidrohet si kokae krimit në Neë York. Organizata e Likës shpërndante heroinë në lagjet artistike të Manhatanit duke përdorur dyqanet kineze.

Joey Lika punoi i vetëm deri në vitin 1980, më pas iu bashkua Xhevdet Mustafës. Xhevdet Mustafa u vra në Shqipëri pasi donte të rrëzonte Enver Hoxhën.

Nga ana tjetër, Lika, vazhdonte trafikun e heroinës në SHBA duke qenë mjaft i sukseshëm. Por në vitin 1981 bëri një gabim, bashkë me dy anëtarë të bandës, M.Bici dhe V. Vulaj qëlluan për vdekje një tjetër shqiptar, M. Saljanin.

Por një kishari i këtij të fundit i mbijetoi përplasjes së armatosur dhe u bë i mbrojturi i drejtësisë amerikane. Ai dhe dëshmia e tij bënë që banda e Likës të merrte fund. Joey Lika u dënua me dënim të përjetshëm.

Myrteza Çaushi

Myrteza Çaushi që njihet ndryshe edhe si Zani Çaushi ka qenë një nga jerët e badnave më të rrezikshme të Vlorës, e njohur si banda e Çoles.

Kjo bandë mori emrin e një lagjeje në qytetin e Vlorës. Anëtarët e bandës “Çole” akuzohen për një sërë vrasjesh mes bandash rivale, për përdhunime, pengmarrje, djegie njerëzish dhe krime të tjera. Kjo bandë ishte mbështetëse e të ashtuquajturit “Komitet i Shpëtimit të Vlorës” dhe mbështetësja kryesore e Partisë Socialiste gjatë trazirave të vitit 1997. Kapoja i bandës Zani Çaushi ishte shoqëruesi kryesor i Skënder Gjinushit në Vlorë.

Zani Çaushi ishte i dënuar nga drejtësia e Greqisë me 101 vjet burg për vrasje

Gjatë vitit 1997, Çaushi gjendej i burgosur në shtëpinë e rehabilitimit me sigurim të cilësisë së lartë, nga ku arriti të arratisej gjatë një revolte që kishte shpërthyer në burg. Sot vuan dënimin me burgim të përjetshëm, në burgun e Burrelit.

Altin Dardha

 

 

Altin Dardha konsiderohet ndryshe edhe si i frikshmi i Beratit që ekzekutoi 300 veta dhe bëri vetëgjygjësi për të atin. Dardha e krijoi bandën e tij në qytetin e Beratit gjatë vitit 1997.

Në vitin 1993, Altin Dardha mori pjesë në vrasjen e vëllait të Burhan Tomorrit, banor i lagjes “Vakef” dhe në 6 korrik 1997 organizoi vrasjen brutale dhe masakrimin deri në ndarjen në copa copa të vëllait të madh Shefqet Tomori.

Konflikti mes Dardhës dhe fisit të Tomorrit e ndau Beratin në dy pjesë. Altin Dardha dhe banda e tij akuzohen të kenë kryer shumicën e vrasjeve të vitit 1997 në Berat dhe rrethinat e tij.

Aleks Rudaj

 

 

Aleks Rudaj krijoi bandën e tij dhe e quajti “Familaj e gjashtë” pasi e shihte veten në të njëjtin nivel me pesë familjet e La Cosa Nostra-s së Nju Jorkut. P

Aleks Rudaj nisi si një bashkëpunëtor i familjes kriminale Gambino. Ai nuk është i vetmi shqiptar që e bëri këtë. Nga fillim të viteve 1990, Rudaj e kuptoi se ai mund të përdorte njerëzit e tij shqiptarë për të formuar skuadrën e tij.

Rudaj dhe banda e tij filluan të marrin përsipër kumarin e paligjshëm në Morris Park dhe në Ëestchester County. Ai synonte mafian italiane. Kur bosi i familjes Gambino John Gotti vdiq nga kanceri në qershor të vitit 2002, Aleks Rudaj dhe disa anëtarë të ekipit të tij i shkuan në varr për ta respektuar.

Liderit të familjes Gambino, Arnold Squitieri mori mundimin që të bisedote me mafiozët shqiptarë në një stacion gazi në një zonë pushimi pranë Neë Jersey-t. Ai ishte me njëzet mafiozë të armatosur të familjes Gambino kurse Aleks Rudaj nga ana tjetër kishte arritur vetëm me gjashtë anëtarë të grupit të tij.

Squitieri i tha Rudajt se lojës së tij i kishte ardhur fundi, ndërsa ky i fundit nxori armën dhe kërcënoi se do të hidhte në erë stacionin e gazit me të gjithë ata që ndodheshin në të. Kjo i dha fund diskutimit, dhe të dy grupet u tërhoqën prapa.

Në vitin 2006 Rudaj, në atë kohë 38 vjeç, u dënua me 27 vjet burg, për vjedhje, gjoba, vrasje dhe kanosje.

Ndryshe nga familja Gambino që operon ende, Rudaj harroi të caktonte pasardhës.

Basri Bajrami

 

 

Basri Bajrami lindi më 1955 në Kosovë, dhe u largua që i vogël drejt Amerikës.

Bajrami dhe miqtë e tij u morën me bizneset e lojërave të fatit dhe ishin shumë të pakënaqur me taksat e larta të vendosura nga qeveria belge. Prandaj, Bajrami bashkë me një tjetër shqiptar Murat Kapllanin dhe 2 belgë, rrëmbyen kryeministrin e Belgjikës, Pol Vanden Bojnants në fillim të vitit 1989.

Ata e mbajtën peng për 32 ditë, dhe arrtiën t’i marrin përmes të birit 5 milionë marka gjermane.

Pasi u dekonspirua nga e dashura, Bajrami u arrestua në shkurt 1989. Basriu u arratis nga burgu i Sen Zhill, së bashku me një belg dhe mikun e tij shqiptar.

Në vitin 1996, Bajrami u arrestua dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Ndërsa në Kosovë u ekstradua në vitin 2004. Sot është i lirë.

Baki Sadiku

 

 

Ai njihet ndryshe si bosi i drogës në Sllovaki. Baki Sadiku është 65-vjeç nga Rahovica e Preshevës. Ai ka qenë për një kohë shumë të gjatë në kërkim nga Interpoli dhe është arrestuar në vitin 2012.

Sot është ekstraduar drejt Sllovakisë dhe po vua dënimin për trafik droge.

Naser Kelmendi

 

 

Naser Kelmendi lindi në Pejë, në vitin 1958. Ai dyshohet se ka udhëhequr një nga familjet më të forta kriminale shqiptare në Ballkan dhe një organizatë mjaft të madhe që merret me trafikimin e heroinës, kokainës dhe anhidrit acetik, një lëndë e parë që përdoret në prodhimin e heroines.

Naser Kelmendi është vënë në listën e zezë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, krah emrit të liderit të kartelës meksikane të drogës, Hoze Antonio Sota Gastemula, dhe atij të tregtarit afgan, Sajed Vazir Shah.

Në Bosnjë janë mirë të njohur edhe tre djemtë e Naser Kelmendit – Elvisi, Liridoni dhe Besniku.

Që nga viti 2009, mediat kanë shkruar hapur se Kelmendi është njëri nga tregtarët më të mëdhenj të drogës në Ballkan, por ai vetë e ka mohuar duke thënë se nuk është marrë asnjëherë me drogë.
Policia e Serbisë e ka cilësuar si organizator dhe financues kryesor të trafikut të heroines.

Pavarësisht akuzave, Kelmendi është lënë i lirë para dy vitesh.

Bruno dhe Saimir Krasniqi

 

 

Bruno dhe Saimir Krasniqi janë dy vëllezër shqiptarë. Ata njihen si liderë të një grupi të dhunshëm shqiptar të krimit të organizuar, që operonte në Neë York dhe Michigan.

Dy vëllezërit Krasniqi janë dënuar për krime të shumta, duke përfshirë shantazhe, vrasje, konspiracion, rrëmbim, trafikimit të narkotikëve, zjarrvënie, grabitje, zhvatje, pengim të drejtësisë, transport ndërshtetëror të narkotikëve të vjedhur, posedim dhe përdorim të armëve të zjarrit.

Mes krimeve të tjera, ata u shpallën fajtorë për vrasjen në vitin 2005 të Erion Shehut, një anëtar i një bande rivale në Queens të Nju Jorkut, si edhe ekzekutimin e Erenik Grezdës një anëtar i organizatës së tyre, pasi dyshonin se kishte bashkëpunuar me një bandë tjetër kundër tyre.

Bruno dhe Saimir Krasniqi përballen me dy burgime të përjetsshme, si edhe dënime me 60 vjet burg për akuza lidhur me narkotikë dhe armë zjarri.

Gaxhai i Vlorës

 

 

Banda e Gaxhait të Vlorës drejtohej nga Gazmir Braka. Anëtarët e kësaj bande jetonin së bashku në mënyrë të organizuar në fshatin Cerkovinë.

Kjo bandë u krijua në mars 1997, por krimet nisën t’i kryenin më vonë. Banda e Gaxhait njihet si nëj nga bandat rivale me bandën e Çoles.

Më 9 maj 1997, kur u vra Bernard Duçka, i njohur si Kuqo, anëtar i bandës së Gaxhait, ky i fundit dëshironte të hakmerrej. Ai tentoi të merrte autoblindat e policisë për të luftuar me Zani Çaushin po nuk ia arriti.

Banda e Gaxhait kishte një gjë të veçantë. Ata kurrë nuk kryenin krime në fshatin e tyre, madje kushdo që kishte një problem për të mbyllu, shkonte dhe ‘qante hallin’ tek ‘Gaxhai.

Me përfundimin e trazirave dhe arrestimin e pjesëtarëve të dy bandave, lufta midis tyre mbaroi.

Aldo Bare

 

 

Alfred Shkurtii, i njohur ndryshe si Aldo Bare i ekzekutuan të vëllain, Ramadan Shkuirtin në vitin 1997, njerëz të bandës së Artur Dajës.

Për këtë arsye, për t’u hakmarrë për vrasjen e vëllait, Aldo Bare krijoi bandën e Lushnjës.

Vrasjet janë të shumta të realizuara nga “Banda e Lushnjes” si prerja e kokës e deri te ekzekutimi i kundërshtarëve të tyre që ishte Artur Daja me bandën e tij, me tritol dhe me breshëri automatiku.

Anëtarë të bandës së Bares ishin Ilir Stergu, Afrim Hoxha, Arben Borici, Enver Borici dhe Enver Dondollaku. Ata kishin s synim të ekzekutonin të gjithë familjarët, të afërmit dhe miqtë e Dajës.

Brenda vitit, Bare dhe banda e tij vranë 5 persona të afërt të dajës.

Emri i Aldo Bares lidhet edhe me akte të tjera kriminale të ndodhura gjatë viteve 2000-2005. Ai akuzohet për vendosjen e lëndës eksploziv me telekomandë në stadiumin e futbollit të qytetit të Lushnjës, gjithashtu edhe për vrasjen në vitin 2000 të inspektorit të Policisë Kriminale Klejdi Bano.

Bare u akuzua në janar të vitit 2005 për ekzekutimin e Klodian Haxhiut, si edhe vrasjen e biznesmenit Baki Taullaut. Po ka shumë vrasje që janë bërë në emër të Bares dhe që ende nuk janë zbardhur.

Mbretërimi i Aldo Bares në qytet zgjati për gati 10 vjet, deri në vitin 2006 ku u godit dhe koka e bandës, Aldo Bare i cili u arrestua në Maqedoni, ndërsa më pas u ekstradua në Shqipëri. Sot ai vuan dënimin me burg të përjetshëm.

Lulzim Berisha

 

 

Lulzim Berisha krijoi në vitin 1998 “Bandën e Durrësit”, një organizatë kriminale që ka kryer dhjetërsa krime në vend.

Anëtarë të bandës ishin fillimisht Plaurent Dervishaj, Adriatik Coli, Klodian Saliu dhe Ilir Xhunga, por më pas ky rrjet u zgjerua.

Ata akuzohen për vrasjen e shtetasit Dritan Sallaku, për ekzekutimin e shtetasve Viron Curri e Arjan Paja dhe Marsel Sotirit.

Pas vitit 2000, “Banda e Durrësit ka kryer të tjera vrasje, si ajo e Dritan Dishës, Ervin Lamen,

Kjo bandë u shpërbë në dy grupe në vitin 2003 dhe që prej atij vitit, Lulzim Berisha ka luftuar kokë më kokë me Klodian Saliun.

Brisha organizoi atentatin ndaj Saliu dhe e vrau më 26 shkurt të vitit 2005, pranë fshatit Maminas të rrethit të Durrësit.
 
trashëgiminë e bandës së Saliut e mori Indrit Dokle i cili për të marrë hak kreu vrasjen e Avni Gashit, më 13 tetor 2005 në Tiranë. 27 ditë më vonë ai ka organizuar vrasjen e Ilir Kolgjinit, mik i Lul Berishës.

Më 6 prill 2006 Lulzim Berisha u arrestohej në Maqedoni pas një urdhëri ndërkombëtar. 16 anëtarët e Bandës famëkeqe në Durrës u dënuan në total me 245 vite burgim nga gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

Dritan Dajti

 

 

Dritan Dajti është 48 vjeç nga Tirana. Ai ka lindur në lagjen e njohur si Brraka. Krimet e tij nisën pas vitit 1997.

Dritan Dajti është futur mes një sherri që patën disa banorë me një kompani ndërtimi në lagjen e tij, pasi mes konflikti nëna e tij është qëlluar me shuplake.

U dëgjuan shumë të shtëna me armë zjarri, dhe kështu kreu vrasjen e parë student i juridikut, duke ekzekutuar biznesmenin Agim Beqa.

Dajti gjithmonë e ka mohuar që ishte ai autori i ngjarjes, edhe pse u dënua me 20 vite. Por më pas ai kreu arratisjen spektakolare nga salla e gjyqit në momentin që po jepej dënimi.

Dritan Dajti sot është i dënuar për vrasjen e 4 policëve në plazhin Iliria në vitin 2009 në Durrës. Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Freskaj dhe Sajmir Duçkollari u vranë më 7 gusht të vitit 2009, kur Forcat Operacionale shkuan të arrestonin Dritan Dajtin, i cili asokohe ishte shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo.

Dritan Dajti qëndroi prej vitit 2009 në paraburgim, ndërkohë që gjykimi i tij është zvarritur për gati 10 vite. Ndërkohë Gjykata e Apëlit ka lëshuar një tjetër vendim që e lë Dritan Dajtin edhe 10 vite pas hekurave, pas konvertimit të dënimit nga paraburgimi, i cili llogaritet 10 vite i barabartë me 15 vite burg.

Emiljano Shullazi

 

 

Emiljano Shullazi është koka e një prej bandave më të rrezikshme në vedn, që aktualisht ndodhet në burg, nën hetim dhe dhe në procese gjyqësore që zvarriten çdo ditë e më tepër.

Emiljano Shullazi është arrestuar për herë të parë në vitin 2004 me 7 vite burg për për trafik droge. Banda e Shullazit vepronte në rrugën e Kavajës.

Historia e kësaj bande ka nisur me djetëra të vrarë që më vitin 1999, që kur banda e ‘çunave të rrugës së Kavajës’ u nda në dy pjesë.

Më të përmendurat janë vrasjet e Denis Ginës, Edgar Libohovës, Ervin dhe Ergys Borovës, Alban Danit apo Erald Harshovës. dhe mjaft të tjerë që kanë humbur jetën në përplasjet mes dy grupeve.

Vete Shullazi drejton bandën me anëtarët: Pajtim Serjani, Ervin Ferhati, Artan Allushi, Erges Ymeri, Artan Shabani, Selfo Driza, Ermal Gogu, të gjithë të arrestuar. Ky grup kriminal, merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

Në vitin 2011 Shullazi dhe njerëzit e tij ekzekutuan Sokol Doçin një jurist me profesion, por i njohur edhe për miqësinë e tij të hershme me rivalët e Shullazit.

Më 26 shtator 2011, u vra i fejuari i Inis Gjonit nga i cili ajo priste nje femije, Arjan Selimi, një emër i njohur për shkak të arrestimit në vitin 2004 për trafik ndërkombëtar droge në operacionin “Kompas”. Selimi u vra nga rivalët e Shullazit, pasi gjatë kohës së burgut ka qenë shok dhome me këtë të fundit.

Më datë 20 mars 2012 ekzekutohet me 6 plumba pranë shtëpisë së tij Arlind Fuga, mik i hershëm me Shullazin.

John Alite

 

 

John Edëard Alite, në vitet ’80- ’90 ishte pjesë e familjes mafioze Gambino. Ai ishte krahu i djathtë i mafiozit italian John Gotti. Në vitet 2000, ish mafiozi me origjinë shqiptare mori arratinë, kur mësoi se ata që i kishte konsideruar pjesë të familjes, kishin vënë një çmim për kokën e tij. Zgjodhi të ishte mafioz për para.

John Alite u kap në Brazil, në vitin 2004, i kërkuar për krime të shumta. Ai bëri një pakt me qeverinë e Shteteve të Bashkuaa të Amerikës, dhe disa vite më pas dëshmoi kundër kryemafiozit të grupit Gambino, e disa gangsterëve të tjerë.

John Alite do të mbahet mend gjithmonë si mafiozi me origjinë shqiptare që rrëzoi familjen shumë të famshme Gambino, pasi ndihmoi policinë amerikane të provonin shumë krime të familjes Gambino.

Sot Alite nuk është më mafiozi që godet me thikë dhe armë, por një shqiptar që mbijeton.

John Alite, erdhi në Shqipëri i shoqëruar nga dy djemtë e tij, Johnny Junior dhe Methju për të prezantuar librin e tij “Darkest Hour” dhe për të folur rreth dokumentarit “Gangsteri Perfekt”. Në libër, ish mafiozi nga Gjirokastra rrëfen orët e tmerrit dhe zbulon të vërteta të tjera rreth familjeve më të mëdha mafioze të viteve ’80.

John Alite sot njihet si një ish mafioz i penduar, që këshillon të rinjtë të mos zgjedhin rrugën e gabuar. Gjithsesi edhe pë rata që e zgjehdin Alite ka një këshillë: Kur akuzohesh për një krim, pavarësisht rrethanave, mos e prano kurrë fajësinë! Kjo është shenjë dobësie!

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bandat shqiptare historia e mafias shqiptare mafiozet shqiptare bandat shqiptare historia e mafias shqiptare mafiozet shqiptare

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni