Showbiz

Tayna e quan veten ëndrra e çdo vjehrre, ndjekësja ia thotë troç: Veç nuse s’bëhesh. Reperja i kthehet prerë (FOTO)

Tayna ka replikuar me një ndjekëse, pasi i bën komentin ‘pikant’.
Featured image of article: Tayna e quan veten ëndrra e çdo vjehrre, ndjekësja ia thotë troç: Veç nuse s’bëhesh. Reperja i kthehet prerë (FOTO) Reperja, Tayna.

KOSOVË– Reperja që i ka ngjitur shkallët e karrierës me ritme të shpejta, Tayna duket se ka fituar edhe besimin se mund të jetë ëndrra e çdo vjerre, por ndjekëset në profilin e saj në rrjete sociale nuk mendojnë kështu.

“Ëndrra e çdo vjehrre”- shkruan Tayna në një foto të postuar me bikini.

Por, ja çfarë mendojnë komentuesit për këtë: “Ti gjithçka mundesh me kon, veç nuse jo”.

Megjithatë pas 400 komentuesve që i janë përgjigjur këtij mesazhi të drejtpërdrejtë, edhe Tayna e ka dhënë një përgjigje.

Mirë e ki, unë jam dhëndriii”- i është përgjigjur Tayna duke marrë vëmendjen me këtë koment Epik.

Etiketa:

Shto Koment