Aktualitet

Taulant Muka publikon diplomën e Veliajt dhe hedh dyshime të forta: Si mendoni, është origjinale?

Muka ka hedhur dyshime për autenticitetin e saj dhe pyet ndjekësit nëse diploma është orgjinale apo jo.
Featured image of article: Taulant Muka publikon diplomën e Veliajt dhe hedh dyshime të forta: Si mendoni, është origjinale? Diploma e Veliajt dhe Taulant Muka

TIRANË- Ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka ka publikaur sot një diplomë te kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt. Muka ka hedhur dyshime për autenticitetin e saj dhe pyet ndjekësit nëse diploma është orgjinale apo jo.

“Kjo eshte diploma qe Erion Veliaj ka publikuar ne Tëitter te 2015 si diplome Bachelor te marre ne Amerike. Si mendoni, Eshte origjinale? Komentoni duke treguar elementet e diplomes qe verifikojne qe “Kartoni” i publikuar prej Velias nuk eshte origjinal 😎. Neser tregojme faktet dhe me diplomen qe Veliaj pretendon si diplome masteri😅! #kakistokraci”, shkruan Muka.

Ndërsa në një reagim të dytë shkruan: Kjo eshte “diploma” qe ne vitin 2015 Erion Veliaj e beri publike ne Twitter per te treguar se ka mbaruar masterin ne Universitetin e Sussex. Pyetja qe kam per ju: A mund te jete kjo nje diplome masteri?! Sigurisht, dilema e pare qe lind per te shkuar te pergjigja eshte: A ka Universiteti i Sussex Master ne “Politiken Europiane”? Do ju keshilloja te google 😎 dhe komentoni duke dhene mendimin tuaj 🙏

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Muka njihet si ai që denoncoi plagjiaturat e drejtuesve të universiteteve dhe politikanëve. Ai deri tani ka denoncuar me emra shumë politikanë, por denoncimet e tij kanë kaluar në heshtje.

(A.B. Dosja.al)

Një Koment në “Taulant Muka publikon diplomën e Veliajt dhe hedh dyshime të forta: Si mendoni, është origjinale?

  1. Respekt per aftesine e Mukes!

Shto Koment