Aktualitet

Taulant Muka: Izolimi ekstrem i fëmijëve, një maskaradë

Në një lidhje me skype për emisionin "360 gradë" Muka thotë se nuk mund të izolohen 2 dytë njerëzit dhe pastaj të lihen të lirë. Ai u shpreh se izolimi ekstrem i fëmijëve është një maskaradë.
Featured image of article: Taulant Muka: Izolimi ekstrem i fëmijëve, një maskaradë Flutura Açka, Taulant Muka dhe Oriola pampuri

TIRANË– Epidemiologu Taulant Muka është kundër masave ekstreme të marra nga qeveria shqiptarë për parandalimin e koronavirusit.

Në një lidhje me skype për emisionin “360 gradë” Muka thotë se nuk mund të izolohen 2 dytë njerëzit dhe pastaj të lihen të lirë. Ai u shpreh se izolimi ekstrem i fëmijëve është një maskaradë.

Taulant Muka: Masat në Shqipëri janë në radhë të parë në publike ekstreme dhe në radhë të dytë nuk bëjnë sens. Në e mbajmë të izoluar popullatën në fundjavë në mënyrë ekstreme të qëndrojë në shtëpi dhe më pas të hënën në tufë i themi dilni dhe transmetojeni virusin. Pra efekti i izolimit dy ditor nuk na vjen shumë në ndihmë sepse ne praktikisht e transmetojmë infeksionin. Këtu ngrihet ajo pyetje që mungojnë ekspertët. Duket qartë që ndoshta edhe eksperti që ka ngritur qeveria nuk është se ndoshta i mungon ekspertiza, por në presionin politik dhe pikërisht këtu është një mësim që ne duhet të marrim si komb, që institucionet duhet të jenë të pavarur nga politika.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot ai që duhet të menaxhonte situatën është Instituti i Shëndetit Publik dhe ekspertët e shëndetit publik së bashku me epidemiologët pasi kjo është një situatë komplekse. Izolimi ekstrem i fëmijëve është një maskaradë sot dhe ende vazhdon. Kanë mbi 6 javë fëmijët që janë izoluar dhe nuk dalin nga shtëpia. Ndërkohë që studimet tregojnë që fëmijët kanë probabilitet më të ulët për të infektuar. Nga ana tjetër ka probabilitetit të ulët që ata të jenë vektor transmetimi. Ndërkohë që ne i mbajmë të izoluar. Këto janë masa që nuk janë marrë nga ekspertët.

Marrë nga OraNews.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment