Politike

Artkulli i “Bild” ndaj Bashës, Balla: Zbardhi dosjen kriminale

Në një status në Facebook, Balla shkruan se media gjermane ka zbardhur një dosje kriminale dhe shton se Partia Demokratike është në një akuzë tepër të rëndë të provuar botërisht.
Featured image of article: Artkulli i “Bild” ndaj Bashës, Balla: Zbardhi dosjen kriminale Taulant Balla dhe Lulzim Basha
Përditësuar:

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka reaguar pas artikullit të publikuar nga media gjermane “BILD” në lidhje me për paratë ruse që kanë sponsorizuar kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Në një status në Facebook, Balla shkruan se media gjermane ka zbardhur një dosje kriminale dhe shton se Partia Demokratike është në një akuzë tepër të rëndë të provuar botërisht.

“BILD-i gjerman zbardh dosjen kriminale “Basha-675mijë dollar. A QËNDRON RUSIA PAS FUSHATËS KUNDËR ANËTARËSIMIT NË BE?” Partia Demokratike e Shqipërisë është sot nën një akuzë tepër të rëndë të provuar botërisht. Gazeta gjermane i ka dedikuar një artikull të posacëm 675 mijë dollarëve të lobingut Rus për Partinë Demokratike me qëllim pengimin e çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE, nje dite pasi prestigjozja britanike “The Times” kish publikuar nje artikull po per financimin e fshehte ne llogari te Bashes. Gazeta gjermane ka bërë një analizë të gjatë ku thuhet ndër të tjera se gjithë këto para të paguara nga rusët për Nick Muzin për llogari të PD kanë patur si qëllim pegimin e Shqipërisë drejt BE-së. Më poshtë artikulli i plotë të BILD i cili tregon edhe njëherë se si përmes një financimi rus, Lulzim Basha tentoi t’i vinte flakën Shqipërisë dhe të dëntonte më çdo mjet imazhin e Shqipërisë dhe hapjen e bisedimeve oër anëtarësim mes BE dhe Shqipërisë,”– shkruan Balla në statusin e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Media gjermane ”Bild” ka vënë sot në skaner çështjen e lobimit të Partisë Demokratike që kryesohet nga Lulzim Basha. Në artikullin e publikuar, media gjermane zbërthen të gjitha lëvizjet e Bashës, teksa shton se ky lobim është bërë për të ndaluar anëtarësimin e Shqipërisë në BE, përsa kohë që qeveriset nga kryeministri Edi Rama.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment