
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është bërë pjesë e debatit politik pas përplasjes dje në “Open”, mes ish-deputetes së Partisë Demokratike, Grida Duma dhe analistit Frrok Çupi. Në një postim në rrjetet sociale, teksa ndan me ndjekësit e tij, pamjet e sherrit, Balla sulmon Dumën, që sipas tij ka zbrazur fjalorin e rrugës ndaj një demokrati si Frrok Çupi.
POSTIMI I PLOTË I TAULANT BALLËS:
Por si është e vërteta? A ishte Duma shkaku i fyerjeve të prera dhe të bashkuara nga Taulant Balla?
Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” një debat që kishte në fokus dështimin e Shqipërisë për të hapur negociatat me bashkimin Evropian degjeneroi në disa sulme seksiste të njëpasnjshme nga Frrok Cupi, kundrejt Grida Dumës. Etiketimet e Cupit se “Duma ishte një vajzë e bukur”, duke nënkuptuar se nuk është adapte për politikën, nuk u pritën mirë as nga të ftuarit në studio. Për t’u mbrojtur, Duma iu përgjigj Cupit duke i thënë se ishte një njeri i paguar për të folur dhe e quajti “llumin” e shoqërisë.
(F.g/dosja.al)
edhe Pal Melyshi demokrat nga Mirdita eshte??!!
Ne mbeshtje te Z.Duma per debatin ne “Open”, jo si grua, se nuk dua t’a banalizoj, ceshtja eshte me e mprehte se kaq.
Perballja me dinjitet dhe me argumenta me Frrok Cupin. Fytyra e tij, fjalori i perdorur eshte tipike e spiunit te sigurimit te shtetit ne kohen e diktatures.
Nuk duhet t’u lihet asnje sekonde kohe neper studio kesaj race gazetaresh, analistesh, politikanesh qe keqinformojne dhe c’orientojne njerezit, me lloj lloj tezash. Eshte koha qe te gjithe te ndajme mendjen do pranojme diktaturen, totalitarizmin apo do perpiqemi te gjithe bashke te shpetojme kete demokraci te brishte qe kemi.