Politike

Mbyllja e çështjes së CEZ, Balla: Vendimin e mori gjyqtari ‘KÇK’, do e ankimojmë në SPAK

Më tej shkruan se vendimi i paligjshëm do të ankimohet menjëherë dhe paralelisht gjetjet e Komisionit Hetimor do t’i dërgohen javën e ardhshme Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Featured image of article: Mbyllja e çështjes së CEZ, Balla: Vendimin e mori gjyqtari ‘KÇK’, do e ankimojmë në SPAK Taulant Balla, deputet i PS

TIRANËKreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka reaguar pas mbylljes së hetimeve nga Gjykata e Tiranës për çështjen e privatizimit të CEZ. Në një reagim në Facebook, Balla shkruan se mbyllja e hetimeve është bërë nga i njëjti gjyqtar, që e quan “KÇK”, dhe vendimin e quan në të marrë në kundërshtim me ligjin.

Më tej shkruan se vendimi i paligjshëm do të ankimohet menjëherë dhe paralelisht gjetjet e Komisionit Hetimor do t’i dërgohen javën e ardhshme Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. “Kjo është një ndër dosjet më të rënda të korrupsionit në Shqipëri dhe se çdo përpjekje për mbylljen e saj, bie ndesh me pritshmëritë e shqiptarëve dhe të partnerëve të Shqipërisë për hetimin e dinosaurëve të korrupsionit”, shkruan deputeti i PS.

PJESË NGA POSTIMI

Siç kishim paralajmëruar, i njëjti gjyqtar “KÇK” i cili në mënyrë skandaloze rrëzoi akuzat për Lulzim Bashën “675 mijë dollarë”, sot mori një vendim haptazi në kundërshtim me ligjjn në lidhje me dosjen “CEZ-418 milionë Euro”, ku i akuzuari kryesor është Sali Berisha në bashkëpunim me persona të tjerë. Ky vendim i paligjshëm do të ankimohet menjëherë dhe paralelisht gjetjet e Komisionit Hetimor do t’i dërgohen javën e ardhshme Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Kjo është një ndër dosjet më të rënda të korrupsionit në Shqipëri dhe se çdo përpjekje për mbylljen e saj, bie ndesh me pritshmëritë e shqiptarëve dhe të partnerëve të Shqipërisë për hetimin e dinosaurëve të korrupsionit. Në kallzimin e bërë nga Kuvendi i Shqipërisë ishin paraqitur fakte dhe prova të pakundërshtueshme se Sali Berisha në cilësinë e Kryeministrit në vitet 2005-2013 bashkë me persona të tjerë të kallzuar prej nesh, shpeshherë edhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprave penale “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelja e barazisë në tendera”, “Mashtrimit”, “Ndikim i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrim i produkteve të veprave penale”, vepra penale këto të parashikuara nga nenet 143, 245/1, 248, 258 dhe 287 të Kodit Penal.

Kuvendi i Shqipërisë me vendimin nr.36 ka miratuar raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar dhe dërgimin e këtij raporti në Prokurori për fillimin e çështjes penale. Komisioni Hetimor i Kuvendit, pati arritur në përfundimin se një sërë zyrtarësh të lartë të shtetit shqiptar gjatë viteve 2005-2013, duke qenë persona që ushtronin funksionet më të larta publike me veprime aktive dhe mosveprime, kanë synuar dhe realizuar ardhjen e pasojave të kundraligjshme gjatë procedurave të privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, negocim të marrëveshjes së shitjes së aksioneve, miratuar me ligjin 10116 datë 23.04.2009”Për miratimin e kontratës së shitjes së 76% të aksioneve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) sh.a ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, tregtisë dhe Energjitikës së Republikës së Shqipërisë dhe CEZ a.s-së, si edhe evidentimin e efekteve negative financiare të shkaktuara nga ndjekja e zbatimi i kësaj marrëveshje “ Çështja hetimore nr.7340/2017 e Prokurorisë, lidhet me hetimin e “ shpërdorimin e detyrës “të funksionarëve të lartë të shtetit shqiptar që kanë ndjekur procedurat për privatizimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes OSSH sh.a si dhe atë të “ ushtrimit dhe ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike “ dhe’ pastrimit të produkteve të veprës penale” parashikuar nga nenet 248, 245/1 dhe 287 të Kodit Penal. Në nenin 75 të Kodit të Procedurës Penale shkronja” a “ vepra penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike “ parashikuar nga neni 245/1 është vepër penale në kompetencë të Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vepra penale e ”shpërdorimit të detyrës” për të cilën Kuvendi ka depozituar kallëzimin në prokurori nga ish funksionare sipas shkronjës “ç“ të nenin 75 të Kodit të Procedurës Penale është në kompetencë të Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Më datë 19.12.2019, ka filluar funksionimin Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila ka kompetencën për të gjykuar funksionarët e lartë apo veprat penale për të cilën është depozituar kallëzimi penal nga Kuvendi. Në këto rrethana i kërkuam gjyqtarit Lazër Sallaku të shpallte menjëherë moskompetencën të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kalimin e kësaj çështje në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Por sot ky gjyqtar në një vendim hapatazi në kundërshtim me ligjin vendosi shqyrtimin e një çështje jashtë kompetencës së tij lëndore. Gjithashtu dua të sqaroj opinionin publik se edhe vendimi i Prokurorisë së Tiranës për përfundimin pa hetim të plotë të kësaj dosje dhe nxitimi për mbylljen e saj ngre dyshime të mëdha. Lidhur me hetimin e paplotë të Prokurorisë së Tiranës, po parashtroj më poshtë disa sqarime:

REAGIMIN E PLOTË DHE SHPJEGIMET PËR ÇËSHTJEN I LEXONI KËTU

Gjykata e Tiranës ka marrë sot vendimin për pushimin e çështjes së privatizimit të CEZ. Sipas informacioneve të siguruara nga Dosja.al, mësohet se vendimi është marrë nga gjyqtari Lazer Sallaku. Më tej mësohet se argumenti që ka dhënë gjyqtari Sallaku, ka qenë se nuk ka vepër penale në rastin e privatizimit, ndaj nuk duhet të vijojnë me hetimet.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment