Politike

Mblidhen 1.15 mld euro, Balla: Mbështetje e besim tek Rama, brenda 2020-ës do hyni në banesë më të mirë nga ajo që humbët

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla shpreh mirënjohje ndaj të gjithë miqve të Shqipërisë për solidaritetin e treguar.
Featured image of article: Mblidhen 1.15 mld euro, Balla: Mbështetje e besim tek Rama, brenda 2020-ës do hyni në banesë më të mirë nga ajo që humbët Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas përfundimit të Konferencës së Donatorëve në Bruksel, ku u mblodhën 1.15 miliardë euro për rimëkëmbjen e Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla shpreh mirënjohje ndaj të gjithë miqve të Shqipërisë për solidaritetin e treguar. Sipas Ballës, mbështetja e madhe është besim i plotë në Planin e Rindërtimit të Kryeministrit Edi Rama.

Kjo mbështetje kaq e madhe është besim i plotë në Planin e Rindërtimit të Kryeministrit Edi Rama: Brenda vitit 2020, çdo familje jashtë qytetit që ka humbur banesën individuale, do të hyjë në një banesë të re, më të mirë se sa ajo që ka humbur,”-shkruan Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

1.15 miliardë euro për rimëkëmbjen e Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit në Konferencën e Donatorëve. Mirënjohje të gjithë miqve të Shqipërisë sonë. Kjo mbështetje kaq e madhe është besim i plotë në Planin e Rindërtimit të Kryeministrit Edi Rama: Brenda vitit 2020, çdo familje jashtë qytetit që ka humbur banesën individuale, do të hyjë në një banesë të re, më të mirë se sa ajo që ka humbur. Deri në gjysmën e parë të vitit 2020, duhet të jenë ngritur në qytetet e prekura, të gjitha kantieret e lagjeve të reja.  Shkollat, kopshtet, spitalet, qendrat shëndetësore të dala jashtë funksioni, duhet të rindërtohen nga e para deri në shtatorin e ardhshëm. Në sezonin e ri shkollor 2020-2021, fëmijët e shkollave të rrënuara, duhet ta nisin mësimin në shkolla të reja, me kushte shumë më të mira se përpara tërmetit.

Shqipëria mbledh 1.15 miliardë € nga Konferenca e Donatorëve në Bruksel. Menjëherë kanë nisur reagimet edhe në Shqipëri nga figurat më të larta politike. Reagon Lulzim Basha, Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta. Nuk kanë munguar as reagimet nga socialistët, përfshirë ministrin fuqiplotë Bledi Çuçi.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment