Politike

‘Tatimorët’/ Rama shpall platformën: Në janar, bizneset do të monitorohen 24 h online. Inspektorëve do u dimë edhe pikën e naftës

Rama tha se nga janari 2020, çdo biznes do të monitorohet online dhe se sistemi i inspektimi do të dixhitalizohet.

TIRANE- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjes së gazetarit Muhamed Veliu, në lidhje me rezultatet e luftës anti-informalitet. Rama tha se nga janari 2020, çdo biznes do të monitorohet online dhe se sistemi i inspektimi do të dixhitalizohet.

Muhamed Veliu: Keni 2 mandate që keni shpallur luftë ndaj luftës anti-informalitet. A ndiheni i tradhtuar nga ushtria e pafundme e tatimorëve?

Edi Rama: Nuk ndihem i tradhtuar se s’është ushtria ime. Nuk nisem nga parimi se në ushtrinë e administratës kemi një grup divizionesh që janë aty për jetë a vdekje. Kjo s’është kaq, dhe s’është kaq e thjeshtë. Është një proces më i gjatë nga sa do të donim të ishte. Është një sistem. Por ne po përgatisim një sistem ultra modern, të quajtur sistemi i fiskalizimit, ku të gjitha bizneset do të jenë online 24 orë. Kasat nuk japin transaksion në kohë reale. Transaksioni jepet vetëm në një moment të ditës. Sistem i prapambetur. Çdo transaksion do të jetë online. S’do të jetë duke i shkuar mbrapa e duke trokitur nëpër dyer. Bazuar në analizat e riskut, vetë sistemi të jep sinjale që tek ky biznes diçka nuk shkon. Në janar do e fusim në fazën e parë që është biznes costumer. Po punojmë për dixhitalizim të inspektimit, në një kohë të arsyeshme, inspektorët do të jenë të dixhitalizuar në raport me qendrën. Do të dihet çdo lëvizje dhe qendrim i tyre. Do të dimë çdo pike nafte që harxhojmë. Do të kemi më pak ushtarë që na tradhtojnë, e që sot nuk janë pak.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e sotme, Kryeministri shqiptar në 120 minuta bisedë me gazetarët foli pa dorashka për situatën politike dhe atë ekonomike në vend. Goditje të fortëve të rrugës. Projekte të reja në infrastrukturë dhe turizëm. Rritje ekonomike, luftë informalitetit dhe pendesë për Edi Ramën e ditëve të sotme, ishin disa nga temat për të cilat ai foli.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment