Sociale

Tarifat e studimit, minsitria njoftim për studentët: Do ketë sërish ulje, na detyron ‘Pakti për Universitetin’

Në njoftimin e ministrisë thuhet se qeveria shqiptare do të vazhdojë të subvencionojë tarifat dhe bursat edhe për vitin e ardhshëm akademik 2019-2020.
Featured image of article: Tarifat e studimit, minsitria njoftim për studentët: Do ketë sërish ulje, na detyron ‘Pakti për Universitetin’

TIRANË– Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë ka reaguar pas akuzave, për mosuljen e tarifave të studimit për vitin e ri akademik në universitete.

Në një reagim për mediat MASR ka bërë me dije se në vazhdim të Paktit për Universtietin”, tafirat do të kenë ulje dhe do të jenë e subvecionuara nga shteti, sipas parashikimeve.

Më tej thuhet se  do të zgjerohet dhe gama e atyre që marrin ulje tarifash, pasi po shihet mundësia për të ndërhyrë në VKM.

NJOFTIMI I PLOTË

Qeveria shqiptare do të vazhdojë të subvencionojë tarifat dhe bursat edhe për vitin e ardhshëm akademik 2019-2020. Tarifat mbesin, por subvencionimi nga ana jonë nuk do të ndalet në mënyrë që t’u vihet në ndihmë studentëve shqiptarë, ashtu sikurse është zotuar në kuadër të “Paktit për Universitetin”.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) informon studentët se qeveria shqiptare do të vazhdojë të subvencionojë tarifat dhe bursat edhe për vitin e ardhshëm akademik 2019-2020. Tarifat mbesin, por subvencionimi nga ana jonë nuk do të ndalet në mënyrë që t’u vihet në ndihmë studentëve shqiptarë, ashtu sikurse është zotuar në kuadër të “Paktit për Universitetin”.

Kujtojmë se që në fillim të tij, “Pakti për Universitetin” solli mbi 2.3 miliard lekë subvencionim pako financiare nga ana a qeverisë shqiptare duke i sjellë përfitim direkt mbi 99 mijë studentëve nga të cilët:

– 75 mijë studentë kanë përfituar reduktim tarife me 50%;

– 5,500 studentë janë përjashtuar nga tarifa e studimit (mesatarja 9-10);

– mbi 10 mijë studentë janë përjashtuar nga tarifa e shkollimit (kategoritë në nevojë);

– rreth 11 mijë studentë kanë përfituar bursa prej 10 mijë lekësh në muaj (studentë nga kategoritë në nevojë dhe ato me mesataren 9-10).

MASR nënvizon se shumë shpejt do të ketë edhe ndryshime të tjera në VKM për të përfshirë edhe kategori të tjera që nuk kanë qenë më përpara.

Rruga e nisur e “Paktit për Universitetin” është në rrugë të mbarë, teksa edhe procese të tjera si karta e studentit, përmirësimi i infrastrukturës së konvikteve etj. janë totalisht në shinat e duhura.

Sot nga selia e PD, Luçiano Boçi tha se qeveria gënjeu studentët, pasi sipas tij tarfiat janë të njëta si në vitin e kalaur dhe nuk kanë pësuar asnjë ulje. Po ashtu dhe pak ditë më parë tabelat e publikuara nga universitetet për tafirat e studimit, tregonin se studentët do të paguanin njësoj si vitin e kaluar. Ulja e trafive ka qenë një premtim që qeveria u bëri studentëve pas protestave në dhjetor të vitit të kalaur.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment