Politike

TARGA E PERSONALIZUAR/ Mblidhet stafi, Blendi Gonxhja, automotorizimi e Task-Forca mobilizohen për Ballukun: Shefja më e mirë, s’ka virus që na mund!

FOTO
Ekipi i DPSHTRR, me në krye Blendi Gonxhen, Task-Forca e Transportit Rrugor, shërbimi i Drejtues/Regjistrim Mjeti e Certifikime/Kualifikime, së bashku me programin RETRO e komunitetin e mjeteve historike, janë bërë bashkë për të krijuar një dhuratë të personalizuar për Ballukun.
Featured image of article: TARGA E PERSONALIZUAR/ Mblidhet stafi, Blendi Gonxhja, automotorizimi e Task-Forca mobilizohen për Ballukun: Shefja më e mirë, s’ka virus që na mund! Blendi Gonxhja, statusi dhe Belinda Balluku

TIRANË– Të gjithë institucionet që janë në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës, janë mobilizuar për t’i uruar shërim të shpejtë nga Covid-19, shefes Belinda Balluku.

Ekipi i DPSHTRR, me në krye Blendi Gonxhen, Task-Forca e Transportit Rrugor, shërbimi i Drejtues/Regjistrim Mjeti e Certifikime/Kualifikime, së bashku me programin RETRO e komunitetin e mjeteve historike, janë bërë bashkë për të krijuar një dhuratë të personalizuar për Ballukun.

Siç shihet edhe në foton e publikuar nga vetë faqja zyrtare e Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ata kanë personalizuar një targë makine.

Shefja më e mirë,”- shkruhet në targë, bashkë me një zemër të kuqe.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Statusi

Ekipi i DPSHTRR, Automotorizimi Shqiptar, Task-Forca e Transportit Rrugor, shërbimi i Drejtues/Regjistrim Mjeti e Certifikime/Kualifikime, së bashku me programin RETRO e komunitetin e mjeteve historike, i urojnë Ministres Belinda Balluku shërim të shpejtë! S’ka virus që na mund!”- shkruhet në statusin e plotë.

Belinda Balluku është infektuar me Covid-19. Ministrja ka shfaqur simptoma të lehta dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment