Aktualitet

Me një karrierë të suksesshme në Itali, Tare nuk i harron rrënjët, viziton fshatin e origjinës

Studiuesi Auron Tare ka publikuar pamjet e pusit qindra vjeçar jashtë Nivicës, i cili i ka shërbyer 5 brezave dhe ushtarëve britanikë e gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai është shoqëruar në këtë ekspeditë nga ish-futbollisti i Kombëtares dhe drejtori teknik i Lazios njëkohësisht, Igli Tare. Ky i fundit, pavarësisht sukseseve të shumta në Itali, nuk e ka harruar vendin e origjinës.
Featured image of article: Me një karrierë të suksesshme në Itali, Tare nuk i harron rrënjët, viziton fshatin e origjinës

TEPELENË-Anëtari i Këshillit Shkencor të UNESCO-s, ka publikuar pamjet e një pusi qindra vjeçar. Në një postim në Facebook, Tare shkruan, se pusi i Taraj, u përdor për herë të parë në fund të shekullit të 19-të  dhe ishte i vetmi jashtë Nivicës në Tepelenë.

Auron Tare është shoqëruar nga ish-futbollisti i Kombëtares dhe njëkohësisht drejtori teknik i Lazios, Igli Tare. Ky i fundit, pavarësisht suksesit në Itali, si futbollist, por edhe si numri dy i ekipit nga kryeqyteti, nuk e ka harruar kurrë fshatin e origjinës.

Në foton e publikuar nga Auron Tare shihet ish-sulmuesi i Kombëtares, i cili po tërheq kovën me ujë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

5 gjenerata që kanë pirë nga ky pus. I hapur në shekullin e 19-të, ishte i vetmi pusë jashtë fshatit të Nivicës Ai shërbeu edhe ër udhëtarët që vinin nga rruga e Salarisë në Nivicë. Eksploratori i famshëm britanik dhe alpinisti Bill Tilman ka thënë se ka pirë ujë disa herë dhe ai ishte pjesë e trupave britanike gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjithashtu gjatë operacionit në 1944-ën, një brigadë gjermane e divizionit 21 të Gebirsgejaeger, ngriti një kamp përreth pusit. Pusi i Taraj“, shkruan Tare.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment