Sport

Tare godet sërish në merkato, gati për të afruar në skuadër David Silvën dhe Vedat Muriqin

Sot mësohet se Tare ka bindur një lojtar shumë të mirë për të qenë pjesë e italianëve për sezonin e ardhshëm.
Featured image of article: Tare godet sërish në merkato, gati për të afruar në skuadër David Silvën dhe Vedat Muriqin David Silva dhe Vedat Muriqi

ITALI- Drejtori Sportiv i Lacios, Igli Tare, prej vitesh tashmë është një ndër më të mirët në Itali dhe goditjet e tij në merkato janë për tu pasur zili.

Sot mësohet se Tare ka bindur një lojtar shumë të mirë për të qenë pjesë e italianëve për sezonin e ardhshëm. Mësohet se fantazisti i njohur spanjoll David Silva, të cilit i përfundon kontrata me Manchester City-n dhe në moshën 34-vjeçare është joshur për një transferim në Itali, ku Tare i ka bërë gati një kontratë të vlefshme për 3 sezonet e ardhshme.

Ndërkohë bëhet me dije se Tare, është ka arritur një marrëveshje me sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi, i cili kërkohet dhe nga klube të tjera në Evropë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Drejtori sportiv i Lazios ka arritur marrëveshjen me turqit e Fenerbahces për një shifër prej 16 milionë eurosh, plus 4 të tjera në formë bonusi, ndërsa Muriqi pritet të nënshkruajë për 4 sezone me bardhekaltrit.

Dje u konfirmua dhe lajmi se Tare kishte bindur për të qëndruar në ekip dhe sulmuesin Ciro Immobile, i cili është një ndër më të mirët në Itali.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment