Sport

‘Tani përkulu! Zoti i Milanos është këtu’, Lukakut nuk i del inati me Ibrahimovic, ja çfarë shkruan pas fitimit të titullit kampion

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter”, Lukaku shprehu gëzimin e tij teksa nuk ngurroi të thumbonte dhe Ibrahimovic duke i kërkuar të “përkulet” para mbretit të vërtetë
Featured image of article: ‘Tani përkulu! Zoti i Milanos është këtu’, Lukakut nuk i del inati me Ibrahimovic, ja çfarë shkruan pas fitimit të titullit kampion Lukaku dhe Ibrahimovic

ITALI-Ai ishte protagonisti i madh i sezonit të Interit. Gola, asistime dhe fryma e ekipit. Një pjesë e titullit kampion i përket edhe Romelu Lukakut. Pasi festoi në rrugët e Milanos me flamur dhe maskë, këtë herë sulmuesi belg ka ngacmuar edhe një herë Zlatan Ibrahimovic.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter”, Lukaku shprehu gëzimin e tij teksa nuk ngurroi të thumbonte dhe Ibrahimovic duke i kërkuar të “përkulet” para mbretit të vërtetë.

“Zoti i vërtetë e kurorëzoi mbretin. Tani përkulu! Mbreti i Milanos”, shkruan Lukaku në postimin e tij.

 

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment