Showbiz

“Tani më bën për të vjellë”, Trejsi Sejdini ndez sherr me reperin Fero: E kam respektuar më parë, por…

FOTO
Trejsi Sejdini e ka shprehur hapur mllefin e saj për reperin me origjinë nga Kosova, Feronit Shabani.
Featured image of article: “Tani më bën për të vjellë”, Trejsi Sejdini ndez sherr me reperin Fero: E kam respektuar më parë, por… Ish-miss Trejsi Sejdini dhe reperi, Fero.

SHBA– Ish-missi, Trejsi Sejdini ka shkruar në rrjete sociale, mendimin e saj të sinqertë për reperin me origjinë nga Kosova, Feronit Shabani, njohur me emrin artistik Fero. Bukuroshja Sejdini është shprehur se dikur e ka simpatizuar shumë këtë reper, por tashmë e bën për të vjellë.

Në një bisedë me ndjekësit në rrjete sociale, Trejsi është pyetur për mendimin e saj rreth reperit: “Të pëlqen Fero në muzikë?”

Postimi i Trejsi Sejdinit.

“E kam respektuar më përpara, tani është për të vjellë. Si për muzikë, si për karakter lol”,- shkruan ish-miss Universe Albania në profilin e saj në Instagram. Tashmë presim një përgjigje nga reperi, që me siguri nuk do e presë aspak mirë këtë koment.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Prej javësh, Trejsi Sejdini ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po zhvillon karrierën e saj si modele.

R.L/Dosja.al

Shto Koment