Aktualitet

‘Pashë interes nga prokurorët për të zgjidhur çështjen’, Artan Hoxha flet pas dëshmisë në SPAK: Çfarë u duhej, ua vura në dispozicion…

Gazetari Artan Hoxha është shprehur se kishte vënë re një interes nga ana e prokurorëve për zbardhjen e çështjes për shkak edhe të interesit publik, dhe se ai kishte vënë në dispozicionin e tyre materialin e plotë.
Featured image of article: ‘Pashë interes nga prokurorët për të zgjidhur çështjen’, Artan Hoxha flet pas dëshmisë në SPAK: Çfarë u duhej, ua vura në dispozicion… Lefter Alla dhe Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka dhënë një prononcim për mediat pasi ka dhënë dëshminë e tij në Prokurorinë e Posaçme të SPAK. Në fjalën e tij para gazetarëve, Hoxha është shprehur se kishte vënë re një interes nga ana e prokurorëve për zbardhjen e çështjes për shkak edhe të interesit publik, dhe se ai kishte vënë në dispozicionin e tyre materialin e plotë.

“Çdo pyetje që e patën prokurorët unë pata përgjigjen time. Duke qënë se kam qënë një nga mbështetësit e SPAK kam shpresë së kjo çështje do të shkohet deri në fund. Pashë interes për ta zbardhur çështjen. Çfarë u duhej, ua vura në dispozicion. Unë u pyeta dhe dhashë gjithë informacionin që i duhej SPAK-ut. Paraqita mënyrën sesi mora videon.  Pres që SPAK të jetë në pritshmërinë e shqiptarëve. Kjo nuk është politike. Nuk më lidhin dot mua me Babale1 apo Babale 2. Unë nuk kam asnjë problem me personin si individ, por me fenomenin. Nuk besoj që ndonjë shqiptar beson se unë dhe Sali Berisha kemi bashkëpunime. Jam i gatshëm për çdo nevojë që do të ketë SPAK, të ndihmoj me informacionin që kam. Nuk vendos unë nëse ka vepër penale por institucionet e drejtësisë. Kemi disa vite që artikulojmë në media, që kemi drejtues të niveleve të larta, që marrim vendime për shqiptarët, nën efektin e lëndëve narkotike. Detyra jonë është të informojmë publikun dhe të jemi syri e veshi për publikun,”-tha ndër të tjera gazetari. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla ka shkuar në SPAK, një ditë pasi gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar videon e ku ai shfaqet duke konsumuar ‘kokainë’. Pas publikimit të pamjeve, një reagim i menjëhershëm ka ardhur nga Alla, i cili e ka cilësuar videon si montazh duke pretenduar se i është bërë edhe presion nga grupet kriminale, që sipas tij veprojnë në Bulqizë për interesa biznesi, ndërkohë që PD kërkon largimin e tij. Socialistët e kanë marë deri më tani në mbrojtje Allën, ku Xhemal Gjunkshi dhe Rovena Voda, kanë mbështetur versionin e Allës se videoja mund të jetë montazh. Në fakt, konsumimi i lëndëve narkotike nuk e pengon Allën të ushtrojë detyrën e kryebashkiakut, por kjo duket se nuk ka bindur SPAK, që sot nisi hetimet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment