
TIRANË– Edhe pse është në arrati prej muajsh tashmë Gjykata e Posaçme ka njoftuar se më datë 19 nëntor do të mbajë një seancë gjyqësore për Talo Çelën. Vetëm një ditë pasi në oborrin e vilës së braktisur të Çelës shpërtheu një sasi tritoli, GJKKO njoftoi seancën e rradhës gjyqësore për të shumëkërkuarin.
Çela akuzohet për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës, Viktor dhe Besmir. Emrin e Talo Çelës e nxorri dëshmia e dy të penduarve, Altin Ndoci dhe Klevis All,a të cilët janë në burg si ekzekutorë në lidhje me këtë ngjarje.
Ata e akuzuan edhe për vrasjen e dy të rinjve të tjerë, po në Durrës, Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdiaj, por deri më tani, nuk ka një akuzë zyrtare për këtë.
Talo Çela akuzohet edhe se ndihmoi në grabitjen e 4.6 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, duke modifikuar furgonin me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”.
Çela është kthyer në një personazh tashmë të pakapshëm për drejtësinë. Më shumë se tre grupe të njësisë speciale RENEA janë nisur për të kapur të shumëkërkuarin, dhe janë kthyer me duart bosh.
(f.m/dosja.al)