
PEQIN– Talo Çela, i shumëkërkuari i momemtit ësjtë rrethuar në lagjen Teqe, pranë burgut të Peqinit, por ende nuk është finalizuar kapja e tij.
Mësohet se forcat RENEA e kanë rrethuar të gjithë zonën, ndërkohë që ky aksion është shoqëruar me të shtëna, mes të shpallurit në kërkim dhe forcave të policisë.
Mbrëmjen e sotme, forcat RENEA zbarluan për kontrolle në Peqin. Policinë e sollën në këtë qytet dy armët e gjetura në lumin Shkumbin, gjatë operacionit të zhvilluar para tre ditëve në lumin Shkumbin.
Një nga armët është përdorir në ekzekutimin e Emiljano Razanit, 39-vjeçarit që u vra më 20 korrik tek “Rrethrrotullimi i luleve” në Elbasan. Ramazani rezultoi të osjte edhe miku i Çelës.
(f.m/dosja.al)