Showbiz

“Tallavaja përfaqëson injorancën”, Era Rusi përkrah Ylli Bakës preket nga komentuesi: Ku e dëgjuat ju… (FOTO)

Era Rusi dhe Ylli Baka pas bashkëpunimit me këngën e tyre “Dasma ime” kanë marrë dhe kritikat e para, të cilat Era Rusit nuk i kanë pëlqyer shumë.
Featured image of article: “Tallavaja përfaqëson injorancën”, Era Rusi përkrah Ylli Bakës preket nga komentuesi: Ku e dëgjuat ju… (FOTO) Këngëtarët, Era Rusi dhe Ylli Baka.

TIRANË– Era Rusi ka ndarë një foto me Ylli Bakën, me të cilin ka bërë dhe bashkëpunimin e pëlqyer “Dasma ime”. Por, mes shumë komenteve një ndjekës kritikon këngëtarë që janë përfshirë në tallava.

Nuk e di arsyen se pse kaluat te muzika popullore, por gjithsesi mua më duket veprim i gabuar. Muzika popullore dhe tallavaja mund të kenë përfitime monetare, por nuk kanë vlera të tjera. Tallavaja përfaqëson injorancën. Tallavaja është prapambetje e qartë,”- shkruan një komentues në profilin e Era Rusit.

Duket se këngëtares nuk i ka ardhur mirë që është përcjellë ky mesazh nga bashkëpunimi i tyre dhe ka vendosur t’i kthejë një përgjigje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Me gjithë respektin, por ku e dëgjuat ju tallavanë nga ne? Kënga “Dasma ime” është popullore qytetare me motive jugu. Ndoshta nuk jeni i informuar mirë me rrymat muzikore. Gjithë të mirat.”- është përgjigja e këngëtares për kritikën e ndjekësit.

Postimi i Era Rusit dhe komenti i ndjekësit.
Peërgjigja e Era Rusit për komentuesen.

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment