Diaspora

“Talkinno avec Anjeza”, projekti online i inxhinieres shqiptare në Francë

Anjeza zhvillon aktivitetin e saj profesional dhe akademik në Paris, si Asistent-Pedegagoge e lëndës “Rezistenca e Materialeve dhe Mekanika e Strukturave” pranë ESTP.
Featured image of article: “Talkinno avec Anjeza”, projekti online i inxhinieres shqiptare në Francë Anjeza Shena

FRANCË– Anjeza Shena, inxhinierja shqiptare me veprimtari në Francë, është themeluesja e “Talkinno avec Anjeza”, një projekt që realizohet nëpërmjet platformës online të Youtube ku ajo zhvillon tema me interes në fushën e ndërtimit në gjuhën frënge, me opsionin e ndjekjes me titra shqip, duke e bërë të aksesueshme dhe për studentët shqiptarë.

Anjeza zhvillon aktivitetin e saj profesional dhe akademik në Paris, si Asistent-Pedegagoge e lëndës “Rezistenca e Materialeve dhe Mekanika e Strukturave” pranë ESTP (École Spéciale des Travaux Publics), si dhe mban pozicionin e drejtueses në Zyrën e Inxhinierisë dhe Dizajnit tek kompania e ndërtimit CHAPSOL.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Së fundmi ajo ka prezantuar projektin e saj “Talkinno avec Anjeza” në një takim virtual me Rrjetin e Studentëve Shqiptarë në rajonin “Ile de France” dhe shoqatën “Association Albania”.  

A.C/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment