LIVE UPDATES
Bota

Talebanët u rikthyen në pushtet, femrat gati të zhduken nga televizioni

28 Nëntor 2021, 07:40 Nga DOSJA
Talebanët u rikthyen në pushtet, femrat gati të zhduken nga

AFGANISTAN – Televizioni në Afganistan do të jetë shumë më pak femëror. Me një urdhëresë për rolet e grave në programet televizive, talibanët tregojnë, se sa armiqësore ndaj gruas është ideologjia e tyre radikale islamike.

Programet televizive afgane nuk duhet të shfaqin në të ardhmen filma ose serialë, në të cilat “gratë luajnë rol ose që janë në kundërshtim me vlerat e sheriatit apo ato fgane”, thuhet në urdhëresën e fundit të Ministrisë për “Faljen, Drejtimin, Nxitjen e Viryteteve dhe Pengimin e Mëkateve”. Kjo ministri u krijua pak pas marrjes së pushtetit nga talibanët dhe zëvendësoi Ministrinë e Gruas në Kabul.

Televizionet e vendit duhet të ndalin shfaqjen e filmave që “përhapin në shoqërinë afgane kultura dhe tradita të huaja dhe që shkaktojnë humbjen e zakoneve afgane”. Edhe më tej lejohet paraqitja në ekran e moderatoreve dhe reportereve, nëse i mbulojnë flokët dhe supet me hixhab.

Filmi dhe TV si instrumenta propagande

“Kjo më le pa fjalë, megjithëse e kam pritur u shpreh regjistorja afgane, Sahraa Karimi në një bisedë me DW. Deri në largimin e saj nga Afganistani, Karimi ishte presidente e Organizatës Shtetërore Afgane të Filmit. 36 vjeçarja që ka studiuar në Europë ka qenë regjisorja e parë afgane, që guxoi të xhirojë një film në vendin e saj. “Me këto rregulla talibanët duan t’u tregojnë artistëve, regjisorëve që kanë mbetur në vend se ku shkon drejtimi dhe se për çfarë duhet të kenë kujdes.”

Askush nuk do të bëjë rezistencë, thekson Karimi. “Të gjithë e dinë se bëhet fjalë për jetë apo vdekje. Disa do duhet të punojnë bashkë me talibanët.” Regjisorja që jeton këto kohë në ekzil është shprehur se asnjëherë nuk ka qenë e lehtë për gratë në Afganistan, “por unë kisha lirinë të prodhoja atë që doja.”

Femrat paraqiten në publik si “turp”

Gazetarja Saleha Soadat në bisedë me DW nga një vend i fshehur u shpreh se qëllimi i talibanëve është të largohen gratë nga opinioni publik. Soadat ka frikë për jetën në Afganistan. “Shumë gazetare në Afganistan janë larguar nga vendi. Ato që kanë qëndruar, e dinë se janë në rrezik të vazhdueshëm, dhe ndoshta nuk do të punojnë kurrë më në Afganistan.”

Për Soadat që vetë ka mbajtur gjithmonë hixhab, rregullat e reja të talibanëve nuk kanë të bëjnë me islamin. “Ato janë pa kuptim dhe qesharake. Sepse edhe më parë femrat në mediat afgane kanë qenë shfaqur sipas rregullit islamik dhe kulturës islamike, sepse Afganistani është një vend islamik.” Sipas saj, talibanët kanë një problem themelor me prezencën e femrave në publik.

“Ata i shohin femrat si turp për shoqërinë. Në qeverinë e tyre nuk ka gra. Gratë e punësuara u dërguan në shtëpi. Vajzat nuk lejohen të shkojnë në shkollë. Tani duhet që femrat të zhduken nga mediat. Ne gratë i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ky grup terroristësh të mos njihet.”

Dilema për perëndimin

Bashkësia ndërkombëtare është në dilemë në lidhje me Afganistanin. Për të ofruar ndihmën humanitare aq të nevojshme në vend, ajo duhet të bashkëpunojë me pushtetmbajtësit në Kabul, gjë që çon drejt një njohjeje faktike. Talibanët përpiqen t’i paraqesin vendimet që marrin si instrumenta kundër “së pamoralshmes” dhe mbrojtje për sheriatin.

Por se si e interpretojnë ata sheriatin nuk ka ndryshuar shumë që nga marrja e pushtetit në vitet 90-të. Edhe atë kohë ata donin me intepretimin e tyre për sheriatin të krijonin “një ambient të sigurtë për gruan, në të cilën dëlirësia virgjine dhe dinjiteti janë të paprekshme.” Gratë u detyruan të mbuloheshin në publik me burka dhe nuk iu lejua të dilnin nga shtëpia pa një mashkull si shoqërues. Edhe puna për gratë u ndalua ashtu si edhe studimi.

Marrë nga “DW”

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota afganistan talebanet afganistan talebanet

Sondazh

Poll

E frikshme në Vlorë, burri gjuan me kallash në prani të fëmijëve pas sherrit me gruan

E frikshme në Vlorë, burri gjuan me kallash në prani të fëmijëve pas sherrit me gruan

U plagos për disa ullinj, vdes 55-vjeçari tek Trauma, nuk i mbijetoi dot plumbave

Policia aksion në call Centre

Zjarr në Berat, rrufeja godet shtyllën e tensionit, banorët mbeten pa energji elektrike

I këputi varësen nga qafa qytetares në Golem, arrestohet gjysmë i zhveshur 30-vjeçari

Zjarr në qendren e përpunimit të plehrave në Gjirokastër, policia nuk lejon gazetarët: Mos filmoni

Bllokimi i mjeteve lundruese pas tragjedisë në Himarë, protestë para Policisë së Shtetit

Inceneratorët, PL paraqet fakte të reja: Qeveria ka lënë peng në banka pronat publike

Banda e “skifterëve” i vë armën në kokë 23-vjeçarit për t’i grabitur paratë dhe biçikletën

Zjarr në“Malin e Bardhë”,banorët nisin aksionin para zjarrfikësve,shuajnë flakët me mjete rrethanore

Digjen pyjet në Mat! Aktivizohet një tjetër vatër zjarri, në Ulëz dhe Baz

Rreth 1 ton drogë në tre skafe, ja SKEMA që përdorën trafikantët për të 'mashtruar' radarët

Megaoperacioni antidrogë në Vlorë, policia jep detaje: U kap në ujërat italiane, kapëm 992kg kanabis

Turizmi në Shqipëri, Berisha konferencë urgjente: Kam 2 propozime, fokus tek transporti

E RËNDË! Përplasen dy makina pranë Kallmetit, 7 të plagosur, mes tyre dhe fëmijë

Tragjedia e Himarës, Policia aksion në bregdet, në 'shënjestër' dhjetëra 'Jet ski', gomone dhe skafe

Përfshihet nga flakët “Golfi” tek “Zogu i Zi”, shkak problemet teknike

Kulla e vrojtimit bosh...në Potam mungon roja bregdetare, pushuesit në mëshirë të fatit

Dita e tretë e protestave në Vlorë/ Pronarët e skafeve dhe gomoneve: Na lini të lundrojmë

8 kg kanabis, në makinë iu gjet edhe një kallashnikov! Arrestohen 3 të rinj në Tropojë

Bllokohen dy turistë gjermanë në Tropojë, përfundojnë në spital

Aktivizohet një vatër zjarri në Sarandë, digjet ullishtja

Sali Berisha: Ilir Meta është opozitar i vërtetë, do të bashkërendojmë aksionin

Çuçi pranon shoqatën e velierave: E kam krijuar me miq pasionantë, s'kam biznes

Bosh plazhi i Livadhit në Himarë, sezoni i verës dështim në Shqipëri

PARALAJMËRIMI/ Berisha-Ramës: Bëj ç’të duash, e ke kohën e numëruar!

Afera e Portit të Durrësit/ Berisha: Mos bini pre, mos blini apartamente

Tragjedia në Himarë/ Berisha: Janë zhdukur kamerat që kanë filmuar skenën e aksidentit

Meta: Do vendosë sovrani, do shikoni pastaj politikanët do bëjnë më si të fortë?

Meta i bën premtimin Ramës: Do përfundosh nën këmbët e popullit të lirisë!

Meta i del në krah Berishës: PD është një dhe vetëm një, koha e përgjumjes ka mbaruar

Begaj s'ka reaguar për tragjedinë e Himarës/ Meta: Nuk është etike ta komentoj, Çuçi të ketë turp

Ilir Meta: Iniciative ligjore në Kuvend për të garantuar indeksimin e pagave

Vrasja e 7-vjeçares në Potam, Arjan Tase mbërrin në Gjykatë, mbahet i fshehur nga kamerat

Tragjedia në Himarë, Berisha: Vogëlushja u vra nga një skafist qeveritar, duhet dorëheqje

A do kishte pasur dorëheqje po të ishte Basha ministër?Ja si i përgjigjet Berisha pyetjes pikante

Protesta para Kryeministrisë/ Bashkohet Ilir Meta dhe Sali Berisha

Incidenti/ Qytetari në protestë: Largohuni nga politika ju pleqtë! Berisha: Lëre mos e luaj!

Vrasja e 7-vjeçares, agravohet protesta, qytetarët përplasen me policinë

Manovra e rrezikshme në Shëngjin, Policia reagon pas videos me jet-ski: S'është aktuale

Fusnin mallra kontrabandë, arrestohen 4 persona

Protesta e sotme, Meta: Çdo qytetar duhet të jetë i pranishëm

Meta ngushëllime në familjen Avdia:Vrasje e paralajmëruar, tallje të thuash se kemi siguri në plazhe

E konfirmon! Berisha: Sot do jem në protestë si qytetar

Aksidenti me një viktimë në Elbasan, kamioni e bën COPË 'Benzin', autori qëndron ende në timon

Berisha te familja e 7-vjeçares: Krim horror, akt i kryer nga një njeri i qeverisë

Berisha del i përlotur nga familja Avdia

Tragjedia në Himarë/ Berisha shkon për ngushëllim në familjen Avdia

Tragjedia/ Nano vizitë te familja Avdia: S'dua të keqinterpretohet ardhja ime, jam këtu si prind

Zjarr i madh në Vaun e Dejës, mali i Zefjanës përfshihet nga flakët