Rajoni

Taksa për mallrat serbe/ Sekretari Stoltenberg: Disa aletaë të NATO-s të zhgënjyer nga Kosova

Sekretari Stoltenberg ka folur edhe për FSK-në, ku ka theksuar se pa lejen e KFOR-it, ata nuk mund të shkojnë në veri.
Featured image of article: Taksa për mallrat serbe/ Sekretari Stoltenberg: Disa aletaë të NATO-s të zhgënjyer nga Kosova Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se disa vende anëtare të NATO-s janë zhgënjyer me vendimin e Kosovës për vendosjen e taksës 100% për produktet nga Serbia, Bosnia dhe Hercegovina.

Disa aleatë në NATO janë të zhgënjyer me vendimin e taksës. Ne gjithashtu kërkojmë respektimin e Marrëveshjes së Brukselit, dhe është e qartë se forcat e sigurisë vendore nuk mund të hyjnë në veri pa lejen e Komandantit të KFOR-it”.

Këto komente sekretari Stoltenberg i bëri gjatë një konference në Bruksel në prag të samitit të Ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s. Ai gjithashtu bëri të ditur se në këtë samit do të diskutohet misioni i KFOR-it në Ballkanin Perëndimor.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Do të shqyrtojmë nivelin e mbështetjes sonë për Forcën e Sigurisë së Kosovës pas ndryshimit të mandatit të saj”./ Telegrafi

 

(a.m/dosja.al)

Shto Koment