Bota

Takoi mjekun e infektuar me Covid-19/ Vladimir Putin shfaq simptomat e koronavirusit, izolohet në vilën presidenciale jashtë Moskës

Aktualisht Putin po qëndron jashtë Moskës, në rezidencën presidenciale në Novo-Ogaryovo, ku nëpërmjet video-konferencave po zhvillon edhe mbledhjet e kabinetit qeveritar.
Featured image of article: Takoi mjekun e infektuar me Covid-19/ Vladimir Putin shfaq simptomat e koronavirusit, izolohet në vilën presidenciale jashtë Moskës Vladimir Putin

RUSI- Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka vendosur se do të punojë nga shtëpia pasi javën e kaluar është takuar me një mjek, i cili ka rezultuar i infektuar me koronavirus.

Aktualisht Putin po qëndron jashtë Moskës, në rezidencën presidenciale në Novo-Ogaryovo, ku nëpërmjet video-konferencave po zhvillon edhe mbledhjet e kabinetit qeveritar.

Putin para një jave ishte tek spiali infektiv i Moskës për të parë nga afër si është gjendja e të prekurëve nga koronavirusi , ku gjatë vizitës ka takuar mjekun Denis Proteston, i cili më pas u diagnostikua me sëmundjen vdekjeprurëse. Ndërsa një ditë pas takimit Putin ka shfaqur shqetësime. Rusia deri më tani  raportuar mbi 2700 raste me koronavirus, si dhe 24 viktima, ku qendra kryesore është Moska.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në rang global kanë humbur jetën mbi 44 mijë persona pasi u infektuan me COVID-19. Europa tashmë është epiqendra e COVID-19. Tre vendet më të prekura janë Italia, Franca dhe Spanja. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 13,155. Po kështu, virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Spanjë, pasi aty ka shkaktuar 9053 viktima. Ndërkohë, në Francë kanë humbur jetën 3,523 persona, por numri i viktimave rritet nga ora në orë.Virusi është përhapur edhe në Ballkan. Në Kosovë numri i të prekurve ka shkuar mbi 100 dhe është shënuar vetëm një viktimë. Në Shqipëri janë 259 persona të infektuar dhe 15 viktima.

Burimi; economictimes.

 (A.K.Dosja.al)

Shto Koment