
SPANJË– Mbreti i Spanjës Felipe VI është vetë-izoluar pasi ka pasur kontakte me dikë të infektuar nga koronavirusi. Monarku 52-vjeçar ka pezulluar detyrat e tij zyrtare për dhjetë ditët e ardhshme.
Ai mësoi se kishte pasur në kontakt me dikë që më pas ishte testuar dhe kishte rezultuar pozitivish për Covid-19, duke vendosur që të mbyllet për javët e ardhshme. Ndërsa mbretëresha Letizia, 48 vjeç dhe vajzat e çiftit mbretëror Leonor, 15 vjeç dhe Sofia, 13 vjeç, nuk do të izolohen.
Më herët Leonor, 15 vjeç, u izolua për dy javë në shtator pasi një prej shokëve të klasës ishte infektuar, megjithatë pasi u testua rezultoi negative. Ndërsa mbretëresha Letizia u detyrua të vetë-izolohej në fillim të këtij viti pas një takimi me ministren e Spanjës Irene Montero para se ajo të rezultonte pozitive.
Felipe VI u ngjit në fron në korrik 2014 pas braktisjes së tij nga i ati, Juan Carlos I, i cili u largua nga detryra ndërkohë që vijon nën hetim për korrupsion.
(k.m./dosja.al)