Politike

Takimi Yuri Kim-Ahmetaj/ Ambasada amerikane tregon detaje: Çfarë i kërkoi ambasadorja ministrit

Ambasada amerikane njofton se në takim ambasadorja i nënvizoi Ahemtajt përgjegjësinë e qeverisë për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie për fondet e përdorura për rindërtim.
Featured image of article: Takimi Yuri Kim-Ahmetaj/ Ambasada amerikane tregon detaje: Çfarë i kërkoi ambasadorja ministrit

Tiranë- Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë detaje nga takimi i ministrit për Rindërtim, Arben Ahmetaj dhe ambasdores amerikane, Yuri Kim.  Me një shënim në faqen e vet në Faceboook, ambasada amerikane  njofton se në takim është diskutuar për rëndësinë e përdorimit me efikasitet të burimeve në ndihmë të atyre që u prekën nga tërmeti tragiik i nëntorit. Në të shkruhet se ambasadorja nënvizoi përgjegjësinë e qeverisë për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie për fondet e përdorura për rindërtim.

 Ambasadorja Kim u takua me Ministrin për Rindërtimin Arben Ahmetaj më 13 shkurt. Ata diskutuan rëndësinë e përdorimit me efikasitet të burimeve në ndihmë të atyre që u prekën nga tërmeti tragiik i nëntorit. Ambasadorja nënvizoi përgjegjësinë e qeverisë për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie për fondet e përdorura për rindërtim. #SHBAQendronKrahShqiperise

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

J.V/Dosja.al

Shto Koment