Aktualitet

Halil Haklaj u arrestua në Gramsh me armë për Kosovën, ngjarja që acaroi Fatmirin, premtoi pasoja të rënda. Takimi me Skënder Gjinushin e Namik Doklen qetësoi ‘ujrat’ pa tragjedi

Fatmiri kishte kërkuar lirimin e të vëllait por kërkesa i ishte refuzuar nga autoritetet, gjë që e kishte acaruar aq shumë të riun saqë kishte premtuar edhe pasoja shumë të rënda. Në emisonin dedikuar Haklajve në “Top Story” bëhet me dije se një përfaqësues i familjes ka takuar një grup deputetësh socialistë duke siguruar kështu edhe lirimin e Halilit.
Featured image of article: Halil Haklaj u arrestua në Gramsh me armë për Kosovën, ngjarja që acaroi Fatmirin, premtoi pasoja të rënda. Takimi me Skënder Gjinushin e Namik Doklen qetësoi ‘ujrat’ pa tragjedi Skënder Gjinushi, Namik Dokle, Halil Haklaj dhe vëllezërit e tjerë

TIRANË– Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aktiviteti i vëllezërve Haklaj në Shqipëri dhe “bashkëpunimi” i tyre me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.  Në vitin 1998, Halil Haklaj bashkë me Isa Medinin u arrestuan nga Policia e Gramshit pasi u kapën me një sasi të madhe armësh, të cilat do t’I tregëtonin në Kosovë.

Siç bëhet me dije, Fatmiri kishte kërkuar lirimin e të vëllait por kërkesa i ishte refuzuar nga autoritetet, gjë që e kishte acaruar aq shumë të riun saqë kishte premtuar edhe pasoja shumë të rënda. Në emisonin dedikuar Haklajve në “Top Story” bëhet me dije se një përfaqësues i familjes ka takuar një grup deputetësh socialistë duke siguruar kështu edhe lirimin e Halilit.

HISTORIA

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Halil dhe Isa Medini u mbajtën në arrest me burg gjë që acaroi së tepërmi Fatmir Haklajn, i cili dërguar mesazh tek strukturat e larta shtetërore se pasojat do të ishin të rënda nëse vëllai nuk lirohej.

Në atë kohë është folur për zhvillimin e një takimi të fshehtë në Hotel Turizmi, mes një përfaësuesi të Haklajve dhe një grup deputetësh socialistë. Thuhej se merrnin pjesë Skënder Gjinushi, Namik Dokle dhe Bardhyl Agasi. Nuk dihet se kush i përfaqësoi Haklajt. Por pas mesazhit të fortë që u përcoll Halili u lirua pas 2 javësh.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment