Bota

Takimi Putin-Biden, zëdhënësi i Kremlinit: Po biem dakord për muajt e verës 

USA Today shkruan se deri tani nuk është rënë dakord në se cila mund të jetë data e takimit apo vendi ku udhëheqësot do të takohen.
Featured image of article: Takimi Putin-Biden, zëdhënësi i Kremlinit: Po biem dakord për muajt e verës  Vladimir Putin dhe Joe Biden

RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, ka njoftuar se gjatë muajve të verës mund të zhvillohet takimi i shumëpritur mes Presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan, Joe Biden.

USA Today shkruan se deri tani nuk është rënë dakord në se cila mund të jetë data e takimit apo vendi ku udhëheqësit do të takohen.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Në të vërtetë janë bërë disa propozime, datat për momentin nuk mund t’i konfirmoj ato. Tani për tani nuk ka marrëveshje për datat. Ne po flasim me të vërtetë për muajt e verës; ne ende duhet të analizojmë shumë faktorë të ndryshëm në mënyrë që të arrijmë disa marrëveshje përfundimtare. Për momentin, nuk është përmendur asnjë vend i vetëm, në të cilin mund të zhvillohet takimi”, tha Peshkov.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment